Dalin pamjet! Momenti kur ushtria ruse sulmon pallatin shumëkatësh në Kiev (Video)

Mbrëmjen e kaluar Ukraina dhe kryeqyteti i saj Kievi u sulmuan nga rusët me bomba e raketa të shumta. Tani ushtria ruse nuk po synon vetëm ushtrinë ukrainase por edhe civilët dhe rezidencat e banimit.

Hanna Liubakova, gazetare bjelloruse e cila po mbulon luftën në Ukrainë ka publikuar në Twitter videon kur ushtria ruse ka sulmuar me raketa një pallat në Kiev i cili është i banueshëm dhe qindra qytetarë jetojnë aty.