Bisedimet Kiev-Moskë, delegacionin ukrainas mbërrin në Bjellorusi me hekilopter ushtarak

Sot pritet të zhvillohen bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë në Bjellorusi. Një video e mediave ruse tregon momentin kur helikopteri ushtarak me delegacionin ukrainas mbërrin në kufi me Bjellorusinë.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi në twitter se ekipi negociator ukrainas ka mbërritur për bisedime me Rusinë në kufirin me Bjellorusinë

Delegacioni ukrainas përfshinë Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Mykola Tochytskyi. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit.