Kharkivi objektiv i ushtrisë ruse, shihni momentin kur qyteti bombardohet nga dhjetëra raketa (Video)

Kharkiv është bombarduar nga dhjetëra raketa këtë pasdite, ku janë shkaktuar dhjetëra viktima e qindra të plagosur, shumica e të cilëve civilë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur në një kompleks pallatesh nisin të bien raketa. Në videon në fjalë, veç dëmeve materiale, nuk shihet nëse raketat kanë objektiv njerëzit.

Vlen të përmendet se ky qytet ishte objektiv i ushtrisë ruse që nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë, e në pamje shihen shpërthimet e njëpasnjëshme që ndodhin.

Siç raporton Sky News, shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku ushtria ruse edhe një herë nuk hezitoi që të hedhë bomba mbi civilët.