Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se zgjidhja për krizën Ukrainë-Rusi është dialogu.
“Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë”, shkruan ai, ndërsa kujtojmë se pavarësisht përpjekjeve të Ukrainës për bisedime me Rusinë, ende një gjë e tillë nuk është realizuar. Ndërkohë ditën e sotme delegacioni i Ukrainës ka mbërritur në Bjellorusi për t’u ulur në tryezën e bisedimeve me Rusinë.
Kryedemokrati thotë se është koha për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë.
“Qëndroni më Ukrainën”, shkruan Basha.
“Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë. Kjo është koha për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë. Qëndroni Me Ukrainë”, shkruan kreu i PD.