Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Lufta Rusi-Ukrainë/ Kërcënon Putin, “bisedime” me raketa bërthamore gati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme është vendosur që përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë të ulen në bisedime. Vendi dhe ora nuk janë përcaktuar ende, por Presidenti i Rusisë ka lënë në gatishmëri forcat ruse të parandalimit bërthamor. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se nuk ka besim se takimi do ketë rezultat. Shqipëria i bashkohet SHBA dhe BE-së, i vendos sanksione Rusisë, anulohet edhe ndeshja e futbollit me kombëtaren ruse.

Sot pritet të zhvillohet takimi mes përfaqësuesve të Ukrainës dhe të Rusisë në një vend ende të papërcaktuar. Dy presidentët kanë rënë dakord që të ulen në bisedime, edhe pse nga ana e Rusisë është bërë një lloj presioni. Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat ruse të parandalimit bërthamor që të vihen në gatishmëri të lartë mes tensioneve me Perëndimin për pushtimin e tij në Ukrainë. Duke folur në një takim me zyrtarët e tij të lartë, Putin pohoi se fuqitë udhëheqëse të NATO-s kishin bërë “deklarata agresive” së bashku me Perëndimin që vendosi sanksione të rënda financiare kundër Rusisë, duke përfshirë edhe vetë presidentin. Alarmi do të thotë se Putini ka urdhëruar që armët bërthamore të Rusisë të përgatiten për gatishmëri të shtuar për t’u lëshuar. Ai i tha ministrit rus të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë që të vendosin forcat e parandalimit bërthamor në një “regjim të veçantë të detyrës luftarake”. “Vendet perëndimore jo vetëm që po ndërmarrin veprime jomiqësore kundër vendit tonë në sferën ekonomike, por zyrtarë të lartë nga anëtarët kryesorë të NATO-s bënë deklarata agresive në lidhje me vendin tonë”, tha Putini. Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk i ka bërë të ditura planet e tij përfundimtare, por zyrtarët perëndimorë besojnë se ai është i vendosur të përmbysë qeverinë e Ukrainës dhe ta zëvendësojë atë me një regjim të tij, duke rivizatuar hartën e Evropës dhe duke ringjallur ndikimin e Moskës të epokës së Luftës së Ftohtë.

Takimi mes palëve

 

Presidenti i ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në një deklaratë të shkurtër televizive se ai nuk pret shumë nga takimi që pritet të mbahet mëngjesin e së hënës me një delegacion rus, për një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit që po u merr jetën shumë personave. “Do të flas sinqerisht, si gjithmonë: Nuk besoj shumë se ky takim do të ketë rezultat, por le ta provojmë. Në mënyrë që asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshime se unë, president i tyre, nuk u përpoqa të ndalojë luftën kur mund të ekzistonte qoftë edhe një shans i vogël”, tha Zelensky. “Dhe ndërsa djemtë tanë janë atje, presidenti është këtu, shefi i shtabit është këtu, kryeministri është këtu, ushtria është këtu, komandanti i përgjithshëm është këtu. Të gjithë do të mbrojmë shtetin dhe kufijtë tanë”, shtoi ai. Më herët, Zyra e Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski konfirmoi se një delegacion ukrainas do të takohet me zyrtarët rusë. Në njoftim thuhet se të dyja palët do të takohen në një vend të paidentifikuar në kufirin bjellorus, por nuk dha ndonjë kohë të saktë për takimin. “Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e tij, duke shtuar se “Aleksander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, takimit dhe kthimit të delegacionit ukrainas”.

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Shtëpia e Bardhë reagoi duke thënë se urdhri i Presidentit Vladimir Putin për të vënë forcat bërthamore ruse në gatishmëri të lartë është pjesë e modelit të sajimit të kërcënimeve nga Moska për të justifikuar agresionin. “Ne e kemi parë shpesh atë ta bëjë një gjë të tillë. Rusia në asnjë moment nuk ka qenë nën kërcënimin e NATO-s, Rusia nuk ka qenë nën kërcënimin e Ukrainës”, tha të dielën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki për programin “This Ëeek” të televizionit ABC.

Lexo edhe :  2 shtator 1945/ Si përfundoi zyrtarisht Lufta e Dytë Botërore

BE dërgon armë në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka njoftuar se synon të fillojë dërgimin e armëve në Ukrainë, hera e parë në historinë e tij që ndërmerr një hap të tillë. Po ashtu do të mbyllë hapësirën ajrore të BE-së për avionët rusë, do të kërkojë të ndalojë mediat shtetërore ruse në bllok dhe do të synojë aleaten ruse Bjellorusinë me sanksione, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Ky është një moment vendimtar për Bashkimin tonë,” tha ajo në një konferencë shtypi në Bruksel.

 

Bjellorusia lëshon raketa në Ukrainë

 

Raketat Iskander u lëshuan nga Bjellorusia në Ukrainë rreth orës 17:00 thotë një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës. Aeroporti në qytetin Zhytomyr është goditur pasditen e së dielës nga raketa Iskander, të cilat dyshohet të jenë lëshuar nga territori i Bjellorusisë. Kjo vjen pasi zyra e Presidentit Zelensky njoftoi dje se zyrtarët ukrainas dhe rusë do të takohen për bisedime në kufirin Bjellorusi me Ukrainën – edhe pse ata nuk kanë thënë se kur. “Raketat u nisën kundër Ukrainës nga afërsia e Mozyr”, ka shkruar ai. “Kjo do të thotë se ata kanë sjellë vdekjen diku… ky është lloji i armëpushimit që ne kemi?” Një deklaratë ukrainase më herët tha se udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko kishte “marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”.

 

Ministrit të jashtëm ukrainas:

Nuk dorëzojmë asnjë metër katror

 

Mes tensioneve Rusi-Ukrainë, një reagim i fortë ka ardhur nga ministri i jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba. Menjëherë pas dakordimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit të Bjellorusisë Lukashenko, për të zhvilluar një takim me delegacionin rus në kufirin me Bjellorusinë, vjen edhe mesazhi nga Kuleba. Ai është shprehur qartë përpara fillimit të bisedimeve mes diplomatëve ukrainas dhe rusë: “Ne do të mbrojmë vendin tonë pa ultimatume. Nuk do të dorëzojmë asnjë metër katror të territorit tonë”.

 

Shqipëria i vendos sanksione Rusisë,

Xhaçka: Po luajmë një rol të rëndësishëm

 

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se edhe Shqipëria ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. “Nga sot, hapësira ajrore e Shqipërisë mbyllet për të gjithë operatorët ajrorë rusë. Shqipëria s’merr pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse, deri në fund të pushtimit. Po punojmë për ofrimin e ndihmave materiale ushtarake dhe spitalore për Ukrainën”, tha Xhaçka. Ministrja u shpreh në një deklaratë për mediat se Shqipëria po luan një rol mjaft të rëndësishëm. “Shqipëria po luan një rol të dorës së parë në trajtimin e dosjes së Ukrainës”, tha Xhaçka. Ajo tha se bashkë me vendet e tjera Shqipëria ju është bashkuar sanksioneve individuale për ngrirjen e aseteve te individëve që shkojnë që nga Presidentit rus, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse. Xhaçka tha se në  Sektorin e energjisë do të ndalohet shitja, furnizimi, transferimi ose eksportin në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës dhe do të vendosë kufizime në ofrimin e shërbimeve përkatëse. “Në Sektorin e transportit do të ndalohet eksporti që mbulon mallrat dhe teknologjinë në industrinë e aviacionit dhe hapësirës, si dhe do të ketë një ndalim për ofrimin e shërbimeve të sigurimit dhe risigurimit dhe mirëmbajtjes në lidhje me ato mallra dhe teknologji. Do të ndalohet gjithashtu ofrimin e asistencës teknike dhe financiare përkatëse”, tha ministrja e jashme Olta Xhaçka.

Të fundit

A mund të rikthehet fluturimi për pasagjerët me avionë supersonikë?

A do të mundet udhëtimi supersonik për pasagjerët të bëhet sërish një realitet i përditshëm? Një aeroplan për udhëtimin...

Pesë probleme shëndetësore që bananet i zgjidhin më mirë se vetë ilaçet

Banania është një frut tropikal shumë i përhapur në të gjithë globin. Popullariteti saj vjen jo më kot, pasi është e mbushur me energji,...

Zbulohet arsyeja e krizës mes Heidi Baçit dhe Romeo Veshajt

Romeo dhe Heidi kanë qenë kryefjala e ditëve të fundit. Shkak kanë qenë pikërisht zërat për një krizë në raportin e tyre. Atëherë kur...

Ndotja e lartë akustike, raporti zbulon qytetet më ‘të zhurmshme” në Shqipëri

Qytetet më të mëdha në Shqipëri janë të zhurmshme, duke tejkaluar normat e organizatës botërore të shëndetit. Sipas monitorimit të agjencisë kombëtare të mjedisit,...

Nuk janë primare, janë “Primari”

Nga Mero Baze Problemi që ka Bardhi është që bën sikur nuk e kupton që Berisha nuk do të jetë fitues i zgjedhjeve, por fitues...

Lajme të tjera

Web TV