Pas sanksioneve ruse, rritet nafta dhe bien bursat, rubla bie në nivelin më të ulët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nafta e papërpunuar shënoi rritje, ndërsa rubla ra me gati 30%, duke arritur një nivel të ri të ulët rekord të hënën, pasi vendet perëndimore vendosën sanksione të reja të ashpra ndaj Rusisë për pushtimin e saj të Ukrainës. Këto sanksione përfshinë bllokimin e disa bankave nga sistemi global i pagesave SWIFT.

Kërkesa për investime të sigurta nxiti obligacionet së bashku me dollarin dhe jenin, ndërsa euro ra, pasi presidenti rus Vladimir Putin vendosi forcat e armatosura bërthamore në gatishmëri të lartë të dielën, në ditën e katërt të sulmit më të madh ndaj një shteti europian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Rritja e tensioneve shtoi frikën se furnizimet me naftë nga prodhuesi i dytë më i madh në botë mund të ndërpriteshin, duke e çuar çmimin e kontratave të së ardhmes të naftës së papërpunuar Brent me 4,21 dollarë ose 4,3 për qind në 102,14 dollarë. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor (WTI) u rritën me 4,58 dollarë ose 5,0% në 96,17 dollarë për fuçi.

“Unë po u them klientëve që gjithçka që dimë me siguri është se çmimet e energjisë do të jenë më të larta,” tha John Milroy, këshilltar financiar i Ord Minnett në Sydney.

“Është një klishe e vjetër, por është e vërtetë që pasiguria nxit lëvizjet në të dy drejtimet”.

Aksionet e Azi-Paqësorit u ulën në seancën e mëngjesit kryesisht, në linjë me rëniet për aksionet e së ardhmes në SHBA dhe Evropë.

Nikkei 225 i Japonisë (.N225) ra me 0.25%, ndërsa aksionet kineze (.CSI300) ranë 0.36%. Standardi i Australisë (.AXJO), megjithatë, u rrit 0.64%, i nxitur nga aksionet e energjisë.

Indeksi MSCI i aksioneve rajonale (.MIAP00000PUS) humbi 0.58%.

Lexo edhe :  Tradhtoi gruan/CEO ia hedh fajin koncertit të Coldplay që e nxori në ekran me të dashurën

Kontratat e të ardhmes në SHBA sinjalizuan një rënie prej 2.35%, ndërsa kontratat pan-evropiane EURO STOXX 50 ranë 3.90%. Kontratat e së ardhmes FTSE ranë 1.21%.

“Ne patëm një lumë informacionesh shumë negative gjatë fundjavës,” tha Kyle Rodda, një analist tregu në IG Australia. “Po flasim për rreziqet e stabilitetit financiar dhe reflektojmë mbi atë kërcënimin e luftës bërthamore.”

“Paqëndrueshmëria është rritur,” tha ai. “Ecuria e çmimeve është tepër e luhatshme.”

Yield-i 10-vjeçar letrave më vlerë të thesarit të SHBA ra me rreth 9 pikë bazë në 1.89%, dhe yield-et ekuivalente Australiane u tërhoqën me rreth 6 pikë bazë në 2.177%.

Euro ra 1.1% në 1.11465 dollarë dhe 1.1% në 128.785 jen, ndërsa dollarët australianë dhe të Zelandës së Re të ndjeshme ndaj rrezikut u ulën përkatësisht me 0.78% dhe 0.88%.

Rubla ra ndjeshëm me deri në 29.67%, duke arritur në një rekord të ulët 119.5 për dollar.

Ari u rrit me më shumë se 1% në rreth 1,909 dollarë, si rrjedhojë e kërkesës për aktive më të sigurta.

“Kjo paqëndrueshmëri do të vazhdojë edhe për një kohë, derisa situata të qetësohet,” tha Shane Oliver, kryeekonomist në AMP Capital.

Ndërkohë, “tregjet do të luhaten, në varësi të titullit “, tha ai./Monitor

Të fundit

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi...

Nis gara për të ndalur “gënjeshtrat” e inteligjencës artificiale

Kompani të mëdha si Google, Amazon, Cohere dhe Mistral po punojnë për të reduktuar “halucinacionet” në modelet e mëdha gjuhësore, një nga pengesat më...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

I nxehti ekstrem godet Greqinë, Akropoli mbyllet deri të premten

Greqia ashtu si Shqipëria është goditur nga një valë ekstreme e të nxehtit, me temperatura 43 gradë Celcius që u regjistruan këtë të martë...

Universiteti Bujqësor, 29 të pandehur përfundojnë në SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në...

Lajme të tjera

Web TV