Zelensky jep mesazhin e fundit: Ja dy objektivat kryesore të Rusisë, vazhdojmë betejën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bën një deklaratë të fundit lidhur me situatën në vendin e tij, i cili ndodhet nën pushtimin rus prej gjashtë ditësh.

Presidenti Zelensky shprehet se Kievi dhe Kharkivi janë dy objektivat kryesore të Rusisë, ndërsa thekson se ukrainasit do të vijojnë betejën.

“Kharkivi dhe Kievi janë aktualisht objektivat më të rëndësishme të Rusisë. Terrori ka për qëllim të na thyejë. Ata po shkojnë drejt kryeqytetit tonë, si dhe në Kharkiv. Prandaj, mbrojtja e kryeqytetit sot është prioriteti kryesor për Ukrainën”, shprehet Presidenti Zelensky.

“Kievi është i veçantë. Nëse mbrojmë Kievin, do të mbrojmë edhe shtetin. Kjo është zemra e vendit tonë. Dhe duhet të vazhdojmë betejën, në mënyrë që jeta të triumfojë”, ka shtuar Presidenti, duke e përshkruar situatën sot në Ukrainë si një akt terrori, referuar sulmeve të tmerrshme në Kharkiv.

Të fundit

Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe Albert Camus janë kushërinj

Një faqe interneti ka gjetur në pemën gjenealogjike një lidhje (të largët) midis Papa Leonit XIV dhe ish-futbollistit problematik...

Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte...

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në nder...

Presidenti Begaj në SHBA, ftohet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa...

Lotët e grave të robërve ukrainas të luftës, episodi rrëqethës pas lirimit të ushtarëve

Pritjet dhe lotët e grave dhe nënave të robërve ukrainas të luftës, një episode rrënqethës pas lirimit të ushtarëve nga Rusia Zëri që del nga...

Lajme të tjera

Web TV