‘Kemi vrarë 6 mijë rusë për 6 ditë’, Zelensky thirrje për ndihmë: Nuk ja dalim dot vetëm kundër Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmi brutal i Rusisë ndaj Ukrainës po shpërthen në fronte të shumta, por pavarësisht lutjeve të dëshpëruara për më shumë ndihmë ndërkombëtare, vendi përballet kryesisht me ofensivën e Moskës i vetëm.

Qytetet kryesore në Ukrainë u sulmuan dje, teksa Rusia nisi sulme edhe ndaj ndërtesave në qendër të kryeqytetit Kiev dhe përshkallëzoi bombardimet e saj ndaj qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Ushtria ruse duket se ka pushtuar Kherson qendror pas bombardimeve të rënda.

Por ndërsa aleatët e SHBA-së dhe NATO-s e kanë ndihmuar Ukrainën duke dhënë armë, pajisje ushtarake dhe inteligjencë, ndërkohë që kanë vendosur sanksione dramatike ndaj Rusisë, aleanca deri më tani e ka bërë të qartë se nuk ka plane të dërgojë ushtarë në Ukrainë, një pozicion që Presidenti i SHBA Joe Biden përsëriti në fjalimin e tij edhe dje.

Ukraina, e cila nuk është anëtare e NATO-s, ka ngritur një rezistencë të ashpër, por në një intervistë nga një bunker në Kiev të martën, Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se vendi i tij, i cili ka një ushtri shumë më të vogël se Rusia, ka nevojë për më shumë ndihmë për të parandaluar kriza nga përhapja në të gjithë Evropën.

“Kam folur me Bidenin shumë herë. Dhe unë u kam thënë atyre shumë herë se Ukraina do të rezistojë dhe do të luftojë më e fortë se kushdo tjetër, por vetëm kundër Rusisë ne nuk do t’ia dalim”, tha ai.

Ai bëri me dije po ashtu se forcat e Kievit kanë vrarë pothuajse 6000 rusë në këto 6 ditë konflikti.

Të fundit

PSG apo Inter, cila e fiton Champions League? Superkompjuteri bën parashikimin

Paris Saint-Germain është favoriti për të fituar Champions League, sipas sajtit të specializuar të statistikave, Opta. Pas një paraqitjeje spektakolare...

Babai mbante ‘të burgosura’ vajzat në shtëpi dhe abuzonte seksualisht

Një 68-vjeçar nga Brazili ua kishte kthyer jetën fëmijëve të tij në një makth. Babai akuzohet se i ka mbajtur robër dy vajzat e tij,...

“Një ëndërr që bëhet realitet”, përurohet Xhamia e Plumbit në Shkodër

“Një ëndërr që bëhet realitet”. Me këto fjalë e ka përkufizuar inaugurimin e Xhamisë së Plumbit, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Ku objekt...

Lojtari serb vlerëson kombëtaren shqiptare: “Askush nuk i dominon dot në fushë”

Është i ri, por një nga shtyllat e ekipit. Strahinja Pavlovic përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e kombëtares së Serbisë, ndërsa vëmendja e...

Evi Kokalari zbulon prapaskenën: Gazetari bëri atë postim falë 6 mln $ të Berishës

Masa ‘non grata’ ndaj Sali Berishës nuk është hequr dhe postimi i gazetarit Mark Caputo ishte vetëm për një interferencë në fushatën elektorale, për...

Lajme të tjera

Web TV