Ushtari rus dorëzohet/ Ukrainasit i japin çaj të ngrohtë dhe kontaktojnë familjen: Nënë jam gjallë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa Vladimir Putin vijon retorikën e tij për vazhdimin e sulmeve për pushtimin e Ukrainës, jo vetëm në Evropë, por edhe në Rusi kanë shpërthyer protesta të dhunshme, për të kundërshtuar këtë nismë.

Edhe vetë ushtarët rusë duket se nuk e mbështesin Presidentin e tyre.

BBC raporton se ushtarët rusë, të pushtuar nga një moral ulët kanë filluar të dorëzohen, në disa raste duke sabotuar dhe mjetet e tyre luftarake. Ata po dëmtojnë tanket duke zbrazur karburantin, në mënyrë që të mos luftojnë. Disa prej tyre shprehen se në ditët e para të luftimeve u ishte thënë se do kryenin vetëm stërvitje, duke mos u lajmëruar se do shkonin në luftë.

Trupat ruse po dorëzohen/ Sabotojnë tanket për të mos

Dorëzimi i ushtarëve duket se është pritur mirë nga ukrainasit. Së fundmi, në rrjetet sociale është publikuar një video, ku duket një ushtar rus i cili është dorëzuar dhe pranë tij ndodhen qytetarë ukrainas që i ofrojnë çaj të ngrohtë dhe ushqim. Ai po ashtu shihet teksa komunikon me nënën e tij, të cilës mes lotësh i thotë “jam gjallë”.

Luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e 7-të, teksa numri i viktimave civile sa vjen e shtohet. Po ashtu dhe numri i ushtarëve të vrarë nga të dyja palët është i lartë.

Të fundit

30 p.e.s – Beteja e Aleksandrisë: Bie sundimi i Ptolemejve në Egjipt, triumfon Oktaviani

Beteja e Aleksandrisë (30 p.e.s) ishte një përballje vendimtare në historinë e Republikës Romake, që shënoi fundin e sundimit...

Horoskopi ditor, 31 Korrik 2025

Dashi Nëse doni qe marrëdhënia me partnerin te ece edhe me mire sot duhet te tregoheni me te përkujdesur për te dhe t’i kushtoni kohen...

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij në politikë. Por jo vetëm...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Lajme të tjera

Web TV