Putin thirrje vendeve fqinje: Mos e përkeqësoni situatën, nuk kemi qëllime të këqija

Russian President Vladimir Putin listens during a meeting with government officials via video conference at the Novo-Ogaryovo residence outside Moscow, Russia, Monday, March 22, 2021. Putin said he will get vaccinated against the coronavirus on Tuesday, months after widespread vaccination has started in Russia. (Alexei Druzhinin, Sputnik, Kremlin Pool Photo via AP)

“Rusia nuk ka qëllime të këqija ndaj fqinjëve të saj dhe i fton ata të normalizojnë marrëdhëniet”. Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin, duke marrë pjesë online në ceremoninë e ngritjes së flamurit të tragetit ‘Marshall Rokossovsky’.

Duke iu drejtuar guvernatorit të rajonit të Kaliningradit, Anton Andreyevich Alikhanov, ai i tha: “Dëshiroj të theksoj edhe një herë se nuk kemi qëllime të këqija ndaj fqinjëve. Unë do t’i këshilloja ata të mos përshkallëzojnë tensionet dhe të mos vendosin asnjë kufizim. Ne jemi duke respektuar të gjitha detyrimet tona dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë “