Kamioni përplas portën e ambasadës ruse në Dublin

Një kamion i madh është përplasur në portat e ambasadës ruse në Dublin, shkruan skynews.

Si rrjedhojë një person ka rënë në prangat e policisë. Policia irlandeze tha se kamioni goditi portat e ambasadës në rrugën Orwell në jug të Dublinit.

Ambasada ka qenë vend i protestave ditët e fundit, pas pushtimit rus të Ukrainës.