Kërkesa e Kosovës për tu anëtarësuar në NATO, kërcënon Vuçiç: Atë ditë ne do të…

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nëse përshpejtohet hyrja e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ai do të publikojë emrat e vendeve që tërhoqën njohjen e pavarësisë.

“Ditën që do të pranohen në ndonjë organizatë ndërkombëtare do të thotë se e kanë përmbysur marrëveshjen e Uashingtonit dhe atë ditë do të mësojnë emrat e disa vendeve që e tërhoqën njohjen e pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se për shkak të konfliktit në Ukrainë, shumë e shohin situatën globale si një mundësi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se të shumtë janë ata të cilët dëshirojnë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kujtojmë se pas luftës në Ukrainë nga forcat ruse, Kosova ka bërë thirrje për anëtarësim në NATO.