Bayern i pamëshirshëm ndaj Salzburg! Magjia nga Lautaro nuk mjafton, kualifikohet Liverpool (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi fitoi 1-0 kundër Liverpool në “Anfield”, por humbja me dy gola në “San Siro” bëri që kampionët në fuqi të eliminoheshin nga Champions League dhe goli i Lautaro Martinez të kishte vlerë vetëm për të personalisht.

Bayern në ndeshjen tjetër mposhti 7-1 Salzburg dhe u kualifikua, duke ua prerë ëndrrën austriakëve që kishin barazuar 1-1 ndeshjen e parë.

Liverpool – Inter

Pas gjysmë ore lojë në “Anfield”, Matip goditi traversën dhe trembi italianët, që më pas shpëtuan edhe nga një tentativë e Van Dijk. Tre minuta nga mbyllja e pjesës së parë Calhanoglu vuri në vështirësi Alisson.

Në shtesë Alexander-Arnold bëri me hije Interin me një goditje dënimi, por pjesa e parë përfundoi pa gol. Pjesa e dytë nisi me një shtyllë të Salah, i cili edhe në minutën e 77 u ndal po nga shtylla.

Lautaro Martinez shtangu skuadrën e Liverpool në minutën e 62-të, me një goditje fantastike nga jashtë zone. Një minutë më pas Interi mbeti me një lojtar më pak, pasi Sanchez u ndëshkua me karton të kuq.

Kjo penalizoi Interin, që nuk kishte fuqinë të shënonte golin tjetër e ta çonte ndeshjen në shtesë. Në shtesë Vidal i mohoi golin e barazimit Luis Diaz.

https://www.youtube.com/watch?v=9H4_Wu1cZbU

Bayern Munich – Salzburg

Bayern Munich mendoi ta zgjidhte shpejt çështjen e kualifikimit në çerekfinalet e Champions League. Robert Lewandowski shënoi tre gola për 23 minuta, dy me penallti, dhe austriakët e RB Salzburg po përjetonin një makth.

Polaku vendosi edhe rekordin e ri për trigoleshin më të shpejtë nga fillimi i ndeshjes në Champions League, pasi theu rekordin e Marco Simone të vendosur me Milanin në vitin 1996, ndaj Rosenborg, kur shënonte tre gola për 24 minuta.

Lexo edhe :  Kaloi natën në spitalin e Tiranës, çiklisti spanjoll me frakturë të vertebrës

Gnabry në pjesën e parë shënoi edhe një tjetër gol, kurse më pas skenën e mori edhe Thomas Muller. Në minutën e 70-të Salzburg realizoi golin e nderit me anë të Kjaergaard. Bayern nuk u ndal, pasi Muller dhe Sane realizuan edhe dy gola të tjerë.

https://www.youtube.com/watch?v=porEPsAXqO8

Të fundit

Rritet numri i infermierëve në botë, OBSH: Në vitin 2030 do jenë 36 milionë

Numri i infermierëve në botë është rritur, duke shkuar në 29.8 milionë. Raporti i OBSH nxjerr në pah...

Lista e zezë, kush janë 8 lojtarët që mund të largohen nga Barcelona këtë verë

Barcelona pritet të përjetojë një revolucion të vërtetë në merkaton e verës. Klubi katalanas ka marrë vendimin për t’u ndarë me 8 futbollistë në fund...

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politikë të PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur në një takim të jashtëzakonshëm në orën 20:30 drejtuesit politikë të 12 qarqeve. Lajm në përditësim…

Samiti i BE në Tiranë, Aeroporti i Rinasit publikon njoftim të rëndësishëm

Aeroporti i Rinasit ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët sa i përket, datës 16 maj, kur në Tiranë do të zhvillohen...

Franca kërkon sanksione të reja për të mposhtur ekonominë ruse

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të hartojnë sanksione të reja për të “mbytur” ekonominë e Rusisë , në mënyrë që ta detyrojnë Vladimir...

Lajme të tjera

Web TV