Ukraina kërkon paqe, Rusia i përgjigjet me predha

Në raundin e katër të bisedimeve Rusi-Ukrainë, ka pasur diskutime të gjata kryesisht teknike mbi pasojat e luftës, por ende pa rezultat konkret. Presioni ndërkombëtar mund të ulë në një tryezë Putinin dhe Zelinskin. Ukraina ka kërkuar që Rusia të bëjë një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e të gjitha forcave ruse.

Delegacionet ukrainase dhe ruse filluan një raund të katërt bisedimesh për paqen të hënën, një ditë pasi Rusia kreu një sulm vdekjeprurës me raketa ndaj një baze ushtarake ukrainase që gjendet vetëm 25 kilometra nga Polonia, vend anëtar i NATO-s. Të paktën 35 persona u vranë dhe 134 u plagosën në sulmin ndaj Qendrës Ndërkombëtare për Paqeruajtjen dhe Sigurinë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy konfirmoi se bisedimet filluan rreth mesditës të së hënës. Këshilltari i presidentit Mykhailo Podolyak tha se delegacioni ukrainas do të përsërisë kërkesat e tij gjatë bisedimeve që do të zhvillohen nëpërmjet videokonferencës. “Pozicionet tona nuk kanë ndryshuar”, tha Podolyak. Ato janë: paqe, armëpushim i menjëhershëm, tërheqje e të gjitha forcave ruse. Vetëm atëherë do të mund të flasim për marrëdhënie fqinjësie dhe një zgjidhje politike. Zoti Zelensky tha gjatë një fjalimi të orëve të natës se e djela ishte një “ditë e zezë” për vendin, për shkak të sulmit vdekjeprurës ndaj bazës ushtarake. Ai tha se i kishte paralajmëruar qartë udhëheqësit perëndimorë për gjasat se mund të sulmohej baza ku trajnoheshin njësi të NATO-s së bashku me forcat ukrainase. “Kjo nuk vjen si suprizë për shërbimet amerikane të zbulimit dhe për komunitetin e sigurisë kombëtare”, tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, gjatë një emisioni të kanalit CNN. “Kjo tregon se Vladimir Putini është i irrituar prej faktit se forcat e tij nuk po arrijnë progresin që ai kishte menduar se do të arrinin”, tha ai. Në një intervistë me emisionin “Face the Nation” të kanalit CBS, zoti Sullivan paralajmëroi se “nëse Rusia sulmon, godet, apo qëllon në territorin e NATO-s, aleanca e NATO-s do të reagojë ndaj kësaj”. Zoti Zelensky tha të djelën se ka bërë përpjekje për një takim me zotin Putin por se nuk kishte patur sukses, megjithëse delegacionet ukrainase dhe ruse flasin çdo ditë për të krijuar korridore humanitare dhe për të hartuar marrëveshje armëpushimi. Ndërkaq, zoti Sullivan dhe zyrtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të Departamentit të Shtetit po takohen në Romë me anëtarin e Byrosë Politike të Partisë Komuniste Kineze dhe drejtor i Zyrës së Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, Yang Jiechi. Diskutimi do të jetë “pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të ruajtur linja komunikimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Popullore të Kinës. Dy palët do të diskutojnë përpjekjet për të menaxhuar konkurrencën mes dy vendeve tona dhe do të diskutojnë ndikimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës tek siguria rajonale dhe globale”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Emily Horne. Në media pati të djelën njoftime se Moska ka kërkuar ndihmë ushtarake dhe ekonomike nga Kina për luftën që Rusia po bën në Ukrainë. Më herët, Shtëpia e Bardhë paralajmëroi Kinën për pasoja të rënda nëse ndihmon Rusinë t’i shmanget sanksioneve. Zoti Sullivan iu përgjigj edhe shqetësimeve në rritje se Rusia do të përdorë armë kimike në Ukrainë. “Nuk mund të parashikojmë kohën dhe vendin”, tha ai në kanalin CBS, duke vënë në dukje një përshkallëzim të retorikës së Moskës që akuzon Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën për prodhimin e armëve kimike apo biologjike për t’u përdorur ndaj forcave ruse. “Është një tregues se rusët po përgatiten për ta bërë këtë gjë” dhe për t’ia kaluar fajin të tjerëve, tha zoti Sullivan. Në emisionin “Mët the Press” të kanalit NBC, zoti Sullivan tha se “jemi konsultuar me aleatët dhe partnerët tanë për këtë, dhe jemi të përgatitur për çdo zhvillim”. Ai përsëriti paralajmërimin e bërë nga Presidenti Joe Biden javën e kaluar se Rusia do të përballej me pasoja të rënda nëse do të përdoreshin armë të tilla. Avokatja e Popullit në Ukrainë tha se forcat ruse përdorën municion me fosfor në një sulm gjatë natës në qytetin lindor ukrainas Popasna, në rajonin Luhansk. Zëri i Amerikës nuk arriti të bëjë verifikimin e menjëhershëm të kësaj akuze. Megjithëse fosfori nuk konsiderohet armë kimike, përdorimi i tij ndaj njerëzve ndalohet nga ligji ndërkombëtar. Në një video të qarkulluar të hënën, zoti Zelenskyy përsëriti thirrjen që NATO të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi vendin e tij, duke parashikuar se nëse kjo nuk ndodh “është vetëm çështje kohe përpara se raketat ruse të bien mbi territorin tuaj, mbi territorin e NATO-s”. Gjatë ditëve të fundit, imazhet satelitore dhe njoftimet në media kanë sinjalizuar se njësitë e blinduara ruse janë përgatitur për të rifilluar një ofensivë madhore në përpjekje për të rimarrë Kievin, kryeqytetin e Ukrainës, pasi kishin bërë një pauzë. Një regjizor i vlerësuar me çmime dhe gazetar amerikan është ndër viktimat më të fundit të konfliktit pranë kryeqytetit. Sipas zyrtarëve, gazetari Brent Renaud vdiq në Irpin, në rrethinat e Kievit. “Është një tjetër shembull i brutalitetit të Vladimir Putinit dhe forcave të tij, ndërsa ato sulmojnë shkollat, xhamitë, spitalet dhe gazetarët”, tha zoti Sullivan në emisionin “State of the Union” të kanalit CNN. Zoti Renaud, i cili kishte punuar më parë për gazetën The Neë York Times, për rrjetet NBC dhe HBO, “pagoi me jetën e tij ndërsa përpiqej të ekspozonte poshtërsinë, egërsinë dhe pamëshirshmërinë e agresorëve”, tha në një deklaratë, Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës. Gjatë ditëve të fundit, fokusi i sulmit është zhvendosur drejt qytetit port të rrethuar në juglindje të Ukrainës, Mariupol. “Kemi evakuar gati 125 mijë njerëz në terriore të sigurta nëpërmjet korridoreve humanitare”, tha Presidenti Zelenskyy në një fjalim të qarkulluar të djelën. “Po bëjmë çdo gjë për t’iu kundërvënë pushtuesve që po bllokojnë edhe priftërinjtë ortodoksë që i shoqërojnë këto ndihma, ushqime dhe ilaçe. Janë rreth 100 tonë me furnizimet më të domosdoshme që Ukraina i ka dërguar shtetasve të saj”. Zëri i Amërikës

Lexo edhe :  Po shkruaj nga burgu: Demokracia turke është në rrezik të madh

SHBA presion Kinës për ndihëm që po i jep Rusisë

Shtetet e Bashkuara po paralajmërojnë Pekinin se do të përballet me pasoja nëse ndihmon Moskën për t’iu shmangur sanksioneve. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, e bëri paralajmërimin para një takimi të hënën me kryediplomatin kinez në Romë. Ndërkohë një zyrtar amerikan tha se Rusia i kishte kërkuar Kinës pajisje ushtarake për t’i përdorur në agresionin ndaj Ukrainës. Zoti Sullivan tha se Kina “absolutisht” do të përballej me pasoja, nëse ndihmon Rusinë t’u shmanget sanksioneve perëndimore. “Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë dhe që Rusia të ketë një burim lehtësimi nga këto sanksione ekonomike nga çdo vend, kudo në botë”, tha ai. Zoti Sullivan i bëri komentet për CNN-in të dielën para takimit të së hënës me kryediplomatin kinez Yang Jiechi në Romë. Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara besonin se Kina e dinte që Rusia po planifikonte veprime në Ukrainë përpara se të fillonte agresioni, megjithëse mund të mos ketë pasur dijeni për përmasat. Sullivan tha se Uashingtoni po ndiqte me kujdes veprimet e Pekinit për të parë se në çfarë mase mund ta ndihmonte Rusinë. Rusia tha të dielën se po mbështetej te Kina për ta ndihmuar atë të përballonte goditjen ndaj ekonomisë së saj nga sanksionet perëndimore. Një zyrtar amerikan tha se Rusia i kishte kërkuar Kinës pajisje ushtarake për t’i përdorur në agresionin ndaj Ukrainës, një kërkesë që rrit tensionet lidhur me luftën, para takimit në Romë. Zyrtari amerikan, duke folur pa u identifikuar tha se ditët e fundit, Rusia kishte kërkuar mbështetje nga Kina, përfshirë pajisjet ushtarake, për të vazhduar luftën në Ukrainë.

 Pushtimi i Ukrainës

Paralajmërimi i Escobar: Mali i Zi objektiv për Moskën

“Mali i Zi mbetet një objektiv tërheqës për Moskën, kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj euroatlantikë duhet të shtojnë përpjekjet për të kundërshtuar veprimet armiqësore të presidentit rus Vladimir Putin”, kështu ka deklaruar zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së dhe i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.  Ai tha për “Vijesti” se e njëjta ideologji e gabuar e shtyn Kremlinin të ngadalësojë dhe të parandalojë integrimin euroatlantik të Ballkanit. Sipas tij Rusia ka qenë prej kohësh një forcë destabilizuese dhe një burim dezinformomi në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se gjithmonë ka nxitur tensione në Bosnjë dhe Hercegovinë. “Mali i Zi duhet të ndjekë BE-në dhe të zbatojë plotësisht sanksionet ndaj RT dhe Sputnik të cilët po përhapin dezinformata dhe propagandë të rrezikshme për të justifikuar luftën e paprovokuar të Putin”, ka thënë ai. Ndërkohë qeveria malazeze i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Rusisë. Mali i Zi ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë që nga 4 marsi.