Vrau nipin për hardhitë e rrushit dhe alarmin e makinës, dënohet me burg përjetë xhaxhai vrasës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Është dënuar me burgim të përjetshëm, Shkëlqim Halili, personi që ekzekutoi me armë zjarri nipin e tij, Julian Halilin, në zonën e Fushë-Krujës. Ngjarja e rregjistruar në 14 Mars 2020,solli dhe vendimin për dënimin e Halilit, ku tre ditë më parë gjykata e Krujës, pas dy vite hetim gjyqësor, vendosi të deklarojë fajtor dhe dënojë me burgim të përjetshëm, autorin e krimit. Të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar gjatë leximit të pretencës dhe përfaqësuesi i prokurorisë së Krujës. Sipas vendimit të gjykatës, vrasja e Julian alias Ramiz Halilit, ka ndodhur për shkaqe banale, pasi hardhitë e rrushit ishin zgjatur aq shumë dhe i pengonin kalimin në rrugën e shtëpisë. Gjatë fazës së hetimit por edhe gjykimit, i pandehuri Shkëlqim Halili, ka pranuar autorësinë e krimit. Vëllai i autorit të krimit dhe babai i viktmës, Hysen Halili, i ka treguar gjykatës së Krujë se herë pas herë janë konfliktuar me Shkëlqimin, për degët e rrushit, pasi ato ishin rritur shumë dhe i vështirësonin kalimin Shkëlqim Halilit, në banesën e tij. Një tjetër argument pse ishte konfliktuar Shkëlqimi me nipin e tij ishte dhe fakti se atë e shqetësonte shumë alarmi i makinës që kishte në përdorim, Julian Halili. “…më datë 14 mars 2020, gjatë kohës kur kam qenë në anën tjetër të fshatit, kam dëgjuar disa të bërtitura, që vinin në drejtim të shtëpisë time dhe më pas jam nisur, për në shtëpi, ku në derën hyrëse të shtëpisë, kam konstatuar trupin pa jetë të të ndjerit, djalit tim, Julian Halili, i cili ishte e mbuluar me gjak…”-ka deklaruar babai i viktimës. Si pasojë e këtyre përplasjve verbale erdhi dhe ngjarja e rëndë, ajo e ekzekutimit me armë të Julian Halilit. Xhaxhai vrasës pas ngjarjes u arratis i armatosur me pistoletë dhe kallashnikov, por liria zgjati rreth një orë, pasi u prangos nga policia që e rrethoi në një banesë të familjeve rome që ndodhet jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Të fundit

Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë...

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë...

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vetë. Ai tha se koalicioni...

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në të përditshmen britanike “Metro”. Por, hulumtimet...

Helmimi në Gramsh, Stroni: Duhet hetim epidemiologjik

Mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë se salmonela e gjendur në ushqimin në një kopsht në Gramsh, ka qenë në sasi të madhe, pasi u...

Lajme të tjera

Web TV