E FUNDIT/ Tërmetet e fuqishme shkundin Japoninë, frikë për cunami (Video)

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Japoninë pasditen e së mërkurës. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare vendi u trondit fillimisht nga një goditje 6.0 e shkallës Rihter, dhe disa minuta më pas një goditje me magnitutë 7.2 pasoi.

Ndërkohë, po shqyrtohet mundësia për cunami. Kujtojmë se Japonia shtrihet në atë që quhet Unaza e Zjarrit në Paqësor dhe për këtë arsye goditet shpesh nga  tërmetet e fuqishme.

Ndërkohë, në mediat sociale janë publikuar nga qytetarët video të ndryshme që tregojnë ndërtesa dhe orendi duke u lëkundur pas goditjeve të fuqishme sizmike. /abc

https://twitter.com/twitpos/status/1504112974738337803?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1504112974738337803%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Ftermetet-e-fuqishme-shkundin-japonine-frike-per-cunami%2F