Lufta Rusi-Ukrainë/ Kievi nën rrënoja, diplomacia shpreson për paqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina vijon ende të bombardohet nga Rusia edhe pse pritet që të ulet në tryezë për të arritur njç armçpushim tç mundshçm. Në Kiev janë hedhur predha e artilerisë duke rrënuar dy ndërtesa 15-katshe dhe duke shkaktuar dhjetra të vrarë. SHBA po lobon me vendet mbështetëse të Rusisë për të shkuar drejt zgjidhjes diplomatike.

Bombardimet e forcave ruse iu afruan të martën më pranë qendrës së Kievit, ndërsa një sërë predhash goditën zona të banuara të kryeqytetit. Zyrtarët e Ukrainës thonë se ato ishin goditje me artileri. Duket se sulmi i forcave ruse ndaj Kievit po bëhet më sistematik. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se predhat e artilerisë goditën katër ndërtesa shumë-katëshe në qytet duke shkaktuar dhjetëra të vrarë. Goditjet e së martës në një rajon në perëndim të Kievit, i dhanë fund një qetësie disa ditore në qytet, që kur autokolona e gjatë me mjete të blinduara ruse ishte bllokuar në afërsi të qytetit në ditët e para të luftës. Bombardimet shkaktuan një zjarr të madh në një ndërtesë 15 katëshe. Kryetari i Bashkisë së Kievit Vitali Klitçko shpalli gjendjen e shtetrrethimit për një periudhë 35 orëshe, që do të zgjasë deri në orën 7 të mëngjesit të enjten. Organizata Ndërkombëtare e Migrimit tha të martën se numri i banorëve ukrainas që janë larguar nga vendi i kaloi 3 milionë. OKB-ja thotë se kjo është kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Pas tre javë luftimesh, rreth 3 milionë ukranias janë larguar nga vendi. Shumica janë gra dhe fëmijë, pasi burrave të aftë për punë u ndalohen të largohen. Vullnetarët civilë, nën komandën e presidentit Volodymyr Zelensky, përbëjnë pjesën më të madhe të rezistencës kundër ushtrisë profesionale ruse. Presidenti Zelensky ka refuzuar të largohet nga vendi i tij. Por ai ka hapur një front të ri virtual përmes një sërë video mesazheve të publikuara për civilët dhe ligjvënësit në mbarë botën. Të mërkurën, ai do të flasë në një seancë të përbashkët me dyer të mbyllura të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Ukraina në NATO?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka theksuar se duhet pranuar fakti që vendi i tij nuk është i gatshëm të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Duke folur në një video-konferencë me zyrtarë ushtarakë ditën e djeshme Zelensky tha se “Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Ne e kuptojmë këtë. Ne jemi njerëz të përgjegjshëm. E kemi dëgjuar prej vitesh që dyert ishin të hapura, por e kemi parë se edhe nuk mund të bëheshim anëtarë. Kjo është një e vërtetë dhe duhet njohur. Më vjen mirë që njerëzit tanë kanë filluar ta kuptojnë këtë dhe të mbështeten tek vetja dhe partnerët tanë që na ndihmojnë”, u shpreh ai. Para pushtimit, Vladimir Putin kishte kërkuar që Ukrainës t’i ndalohej të bashkohej me NATO-n. Kjo ka qenë edhe një nga kushtet e vendosura nga gjithmonë nga Moska.

Lexo edhe :  “Kërcënimi rus është afër”, Rutte: NATO duhet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes

Beteja e SHBA me Kinën

Beteja për fatin e Ukrainës po zhvillohet në disa fronte. Zyrtarët amerikanë po udhëtojnë drejt vendeve të ndryshme të botës, për takime me civilët që janë prekur nga terrori, por gjithashtu po takohen qoftë fizikisht ose virtualisht me zyrtarë të vendeve tjera që mund të ndikojnë në dhënien fund të konfliktit. Të hënën, Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan u takua për shtatë orë në Romë me diplomatin më të lartë kinez, drejtorin e Zyrës së Komisionit të Punëve të Jashtme, Yan Jiechi. Zyrtarët e administratës e përshkruan atë si një takim të tensionuar, gjatë të cilit Uashingtoni i kujtoi privatisht Pekinit se do të kishte pasoja nëse do të shkelte sanksionet kundër makinerisë ruse të luftës. “Ajo që është përcjellë nga këshilltari ynë për sigurinë kombëtare në këtë takim, është se nëse Pekini ofron ndihmë ushtarake, ndihma të tjera që shkelin sanksionet, ose mbështet përpjekjet e luftës, do të përballet me pasoja të mëdha. Për të vendosur rreth masat, ne do të koordinohemi me partnerët dhe aleatët tanë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Uashingtoni thotë se nuk do të dërgojë trupa amerikane në Ukrainë dhe nuk e ka pranuar kërkesën e Zelensky për të krijuar një zonë të ndaluar për fluturime, dhe ka refuzuar propozimin e Polonisë që avionët e saj MIG t’i dërgojë në një bazë amerikane në Gjermani dhe prej andej t’ia japë Ukrainës.

Të fundit

Omerta, mit apo realitet?/ A mundet mafia të ekzistojë pa ‘kodin e heshtjes’?

Në ruajtje të anonimatit, Toto, siciliani që shoqëron gazetarin Sokol Balla, në udhëtimin përgjatë Corleones, flet edhe për kodin...

Kush po i mbron kriminelët? Vetting zbulon rolin e kreut të Prokurorisë së Lezhës

EMISIONI VETTING “Mbrojtja” e kriminelëve kundra Policisë së Shtetit Vitet e fundit Lezha ka qenë nën ndikimin e grupeve kriminale, të cilat kanë ndikuar në trajektoren...

Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda lë porositë për zgjedhjet e 11 majit

Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte sot në Drejtorinë e policisë së Beratit për analizën vjetore. Kërkon zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Kujdes me...

7 erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar…

Zbuloni erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar dhe nxisin mushkëritë e shëndetshme! Nenexhiku Përbërësi kryesor i nenexhikut është mentoli, i cili relakson muskujt...

Vrasja e 38-vjeçarit që dogji Kuranin/ Arrestohen 5 persona

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vrasja e një aktivisti anti-islamik vetëm disa orë përpara se një vendim gjyqi do të duhej të enjten...

Lajme të tjera

Web TV