Video që përloti kongresmenët amerikanë/ Presidenti Zelensky nxjerr pamjet e Ukrainës

Sot, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka raportuar përpara Kongresit Amerikan.

Ai foli për situatën në vendin e tij dhe ka kërkuar më shumë ndihmë nga forcat e perëndimit, për t’i bërë ballë agresionit rus.

Para se të niste fjalën e tij, Zelensky ka treguar për kongresmenët një video se si ishte Ukraina para luftës dhe se si ishte shndërruar pas luftimeve 3 javore. Në të shihen shkatërrime, njerëz që hidhen në varre masive dhe fëmijë të plagosur.

Kongresmenët kanë raportuar për mediat se teksa dëgjonin presidentin Zelensky dhe shihnin këto pamje janë përlotur.