Kuvendi rrëzon kërkesën e grupimit “Berisha” për interpelancë me kryeministrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi nuk ka pranuar interpelancën e thirrur nga Partia Demokratike dhe Komisioni i Rithemelimit me kryeministrin Edi Rama. Sipas kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, kjo nuk është pranuar për shkak të rregullores, pasi sipas saj, kërkesa duhej të bëhej ditën e hënë.

Kujtojmë se nisur nga rritja e çmimeve Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat në Kuvend, ndërsa nga ana e Grupi i Rithemelimit u kërkua interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Dokumenti i Grupit të Rithemelimit është firmosur nga 9 deputetë të cilët kërkojnë interpelancë për 3 pika kryesore, paketën anti-krizë, gjendjen e Rezervave Materiale të shtetit dhe Rezervës së Sigurisë së Naftës.

Mësohet se kërkesa e grupimit “Berisha” është rrëzuar në konferencën e kryetarëve me 9 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. Pra PS dhe PD janë bërë bashkë duke rrëzuar kërkesën që të fusin në rendin e ditës kërkesën për mocion me debat me kryeministrin Rama. Ndërsa vetë kreu i qeverisë mungonte në këtë seancë.

Të fundit

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar punonjësin e Policisë, shtetasin V.A, me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese  e...

Lajme të tjera

Web TV