Spiropali ‘shuplakë’ Berishës në Kuvend: Në duart e mia s’gjen gjak ashtu siç gjen tek të tuat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një debat i ashpër është zhvilluar mes ministres Elisa Spiropali dhe ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e sotme në Kuvend.

Debati nisi pasi Berisha tha se në Shqipëri kanë humbur jetën 14.700 qytetarë jetën nga Covid-19, që sipas tij ka ndodhur për shkak të dështimit të menaxhimit të pandemisë nga Qeveria.

Pas kësaj kanë vijuar akuzat mes Spiropalit dhe Berishës, ku ministrja tha se nuk ka marrë as edhe një lek nga shqiptarët teksa it ha ish-kryeministrit se ai i ka të lyera duart me gjak.

“Këta janë tipa njerëzish që me gjakftohtësi të ecin mbi kufoma. Shqipëria ka shumë viktima nga Covid dhe këtu rrihet gjoksi sesi e përballuan, ndërkohë që kemi nivelin më të lartë të vdekshmërisë në Evropë. Këta kanë humbur çdo ndjenjë njerëzore. Këta janë përgjegjës për këtë dramë të madhe sepse kanë mashtruar mijëra qytetarë. Sepse ilaçet masivisht të skaduara, kurse e gjithë gara e tyre është sesi të mashtrojë dhe gënjejnë. Sot nafta është 1.3 euro në Maqedoni, nafta në Austri 1.35 në Gjermani 1.6 euro” tha Berisha.

Spiropali: Sali siç e thotë rregullorja koha për ty ka përfunduar por për ty shqiptarët e kanë thënë “koha jote ka mbaruar”. Ti i flet vetes për të larguar frikën, si ai në pyll. Ti je përçarësi më i madh i Shqipërisë dhe ti nuk le rast dhe luftë, pandemi, vdekje, pa përdorur për veten tënde aksionin tënd, ti flet për kufoma se ty të shkon gjuha aty ku të dhemb dhëmbi.

Berisha: Tani më duhet ti them zonjës se Skënderbuci e ka shpërblyer me 5 milionë euro. Avokati mis 5 milionja është shumë e përshtatshme për Edi Ramën. Dhe të kalosh në këtë mënyrë vetëm njerëz të cilët janë verbuar nga paratë e korrupsioni. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për 14700 viktimat.

Lexo edhe :  "Tigrat e Ballukut po vjedhin 94 mijë euro/ditë, SPAK nuk ka guxim ta hetojë"

Spiropali: Nuk gjen asnjë cent prandaj unë jam serbes dhe nuk më dridhet qerpiku të merrem as me ty dhe as me askënd tjetër në duart e mua nuk gjen gjak ashtu siç gjen në duart e tua. Gjakun e atyre viktimave e keni të përbashkët. As viktima dhe as kufoma ata rëndojnë mbi ndërgjegjen tënde. Ti i flet vetes për ti dhënë forcë. As për të qeshur nuk na bën më.

Të fundit

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Lajme të tjera

Web TV