Shtrenjtimi i vajit/ Autoriteti i Konkurrencës zbulon skemën e kompanive: Marrëveshje për të rritur çmimin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet në vend kanë pësuar një “boom” rritjesh në ditët e fundit, ndërsa më shumë u vu re shtrenjtimi i vajit, i cili pësoi rritje të menjëhershme.

Autoriteti i Konkurrencës u vu në lëvizje duke hapur një hetim për tregun, ndërsa ka njoftuar se gjatë kontrolleve në treg ka gjetur shkelje në disa kompani të importit të vajit vegjetal.

Gjatë hetimit të thelluar të kryer gjatë këtyre ditëve pas shtrenjtimit të menjëhershëm të çmimit në tregje, Autoriteti bën me dije se është konstatuar një sjellje e bashkërenduar për të rritur çmimin e vajit vegjetal nga disa kompani, të cilat gjenerojnë produktin në tregun tonë.

Konkurrenca ka konstatuar se kompanitë në fjalë kanë rritur çmimin e vajit duke u marrë vesh me njëra-tjetrën, gjë që ka ndikuar negativisht në xhepat e qytetarëve.

“Nga informacioni i administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën 1 janar 2022 – 11 mars 2022, ndër të tjera u konstatua se çmimi mesatar mujor i importit në muajin janar 2022 ka qenë në vlerën 199.23 lekë/litri dhe në mars 2022 është rritur në vlerën 208.54 lekë/litri. Çmimi i vajit vegjetal rezulton se është rritur gati me 7.5% nga muaji shkurt 2022. Për sa më sipër, rezulton se rritja në të njëjtën kohë për periudhën janar –  mars 2022 e çmimit të shitjes së vajit vegjetal nga ndërmarrjet në fjalë”, njofton Autoriteti i Konkurrencës.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV