Lajm i fundit/ Rrëzohet avioni me 133 persona në bord, nuk dihet fati i pasagjerëve

Një avion me 133 pasagjerë është rrëzuar në Kinë.

Sipas mediave lokale, Boeing 737 i përkiste kompanisë China Eastern Airlines dhe u rrëzua në Teng County, Wuzhou, Guangxi.

Sipas televizionit shtetëror të Kinës nuk ka ende raportime për numrin e viktimave.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video që dyshohet se tregojnë se në vendin e përplasjes ka rënë zjarr.