Rama publikon grafikun: Në Shqipëri zero tvsh për biznesin e vogël

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër grafik, ku tregon se në Shqipëri TVSH për biznesin e vogël është zero, duke shtuar se ky është një tjetër tregues se si qeveria po e mbron dhe do të mbrojë biznesin familjar.

Në tabelën e publikuar nga kreu i qeverisë shihet se në rajon vetëm Shqipëria e ka zero tvsh-në për biznesin e vogël, ndërkohë që më të lartin e ka Mali i Zi, ku bizneset paguajnë 21%.

Postimi i Ramës:

Ja edhe ngarkesa e TVSH mbi biznesin e vogël, të cilin do të vazhdojmë ta mbrojmë edhe nga rritja e çmimit të energjisë, siç po mbrojmë të gjitha familjet po ashtu, si askund tjetër për hir të së vërtetës?