Franca plan kombëtar, do të mirëpresë 100,000 refugjatë ukrainas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca ka nisur një plan kombëtar për të përgatitur strehim për të paktën 100,000 refugjatë ukrainas.

“Gjithnjë e më shumë ukrainas po gjejnë strehë në Francë ose po kalojnë tranzit nëpër territorin tonë,” tha kryeministri francez Jean Castex.

Më shumë se 26,000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Francë që nga fillimi i luftës, sipas Castex. Midis tyre, 10.500 kanë përfituar qëndrim të përkohshëm të parashikuar nga politika e mbrojtjes së përkohshme të BE-së, e aktivizuar më 3 mars.

Kryeministri francez u zotua gjithashtu të ndihmojë refugjatët ukrainas të integrohen më mirë në tregun e punës të Francës.

“Ne po hyjmë në një krizë që do të zgjasë. Është nderi i vendit tonë të ofrojmë pritjen më të ngrohtë të mundshme për miqtë tanë ukrainas”, tha Castex.

Të fundit

Ilir Meta u dogj se s’pranoi të dorëzohej si Fatos Nano, do zhduket nga politika!

Teksa politika shqiptare ndodhet në një ndër periudhat më të turbullta dhe të papritura të dekadës së fundit, konspiracionisti...

Njerëzit e “marrosur” pas kukullave Labubu/Kompania kineze kap shifrën rekord të fitimeve

“Vala” globale e çmendurisë për kukullat Labubu, krijesa të vogla, me pamje të çuditshme dhe dhëmbë të mprehtë, po i sjell përfitime rekord kompanisë...

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

Mero Baze Dorëheqjet e zyrtarëve të bashkive socialiste në gjithë Shqipërinë janë pjesë e një aksioni politik të kryeministrit, por nuk janë as detyrim ligjor...

“Lufta” kundër qumështit e djathit/ Po ato kontenjerët me drogë që zhdoganohen si banane?

Myslim Murrizi ka komentuar aksionin e radhës të mazhorancës, këtë radhë kundër qumështit dhe bulmetit pa faturë. Ai thotë se përpara se të bëhet kjo...

Po digjte mbeturina në oborrin e tij, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë

Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot, pasi u përfshi nga flakët teksa ishte duke djegur mbeturina...

Lajme të tjera

Web TV