“Kur ikën macja” komedia ku mund të qeshësh me lot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Suksesi në teatrin “Aleksandër Moisiu”  Durrës. Shfaqja do të jepet dhe në datat 26 dhe 27 mars

Komedia “Kur ikën macja” erdhi për publikun Durrsak  në skenën teatrore.

Komedia nga Teatri Shëtitës “Çajupi” shënoi premierën në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës të shtunën dhe të dielën, datë 19 dhe 20 mars ora 19.00. Nën regjinë e Kiço Londos, një komedi super suksesshme, “Kur ikën macja” e autorëve britanikë Johnnie Mortimer dhe Brian Cooke.

Komedia

Komploti i komedisë thuhet në material rreth veprës është i thjeshtë, por i rrezikshëm dhe rrjedh si breshëri e pandërprerë automatiku. Dy motra vendosin të shkojnë me pushime në Paris, ndërkohë që dy baxhanakët ftojnë në shtëpi dy kotele  simpatike seksi. Pikërisht atëherë gjërat fillojnë të ndërlikohen. Për komedinë brilante të seksit “Kur ikën macja”, regjisori Londo ka zgjedhur një kast fantastik dhe për këtë ai është shumë i kënaqur. Në role janë Vin Bejleri, Andia Xhunga, Romir Zalla, Albana Koçaj, Ina Kollçaku dhe Rexhina Ibro. Vepra është përkthyer nga Artur Lena, skenografia Klea Mani, kostrumaografe Ersa Kana, as.regjisor Kristi Serani.

Në materialin rreth shfaqjes bëhet me dije se komedia “Kur ikën macja” është premiera e parë e Teatrit Shëtitës për 2022. “Shanset janë që ajo të shfaqet ku dhe kur nuk e prisni. Gjithashtu rrjedha e ngjarjeve komike në këtë super komedi britanike, mund të marrë ritëm marramendës dhe argëtimi i audiencës të dalë jashtë kontrollit. I vetmi parashikim do të jenë të qeshurat breshëri, ndërsa shpalosen ngjarjet e komedisë marramendëse”, thuhet për komedinë.

Një kast fantastik aktorësh

Vin Bejleri-karizmatik në hapësirën e Teatrit Shëtitës “Çajupi”. Vin Bejleri interpreton Xhorxhin nursëz, një bashkëshort nën diktatin e gruas. Krejt padashje ai përzihet në një situatë, me dy kotele seksi, nga e cila nuk shqitet dot. Kjo sjell ilaritet. Një mbyllje befasuese vjen pas spërdredhjeve e kthesave të shumta të kësaj shfaqje të shfrenuar, komike, energjike, që pritet të krijoj mbrëmje zbavitëse. “Kur ikin macet” do të jetë një “shfaqje-rrëmujë” e gëzueshme.

Lexo edhe :  Viti i Ri në Shqipërinë e pavarur, kartolina e Mit'hat Frashërit

Mes këtij ritmi jo të zakonshëm do të shihni një Andia Xhunga, në rolin e gruas që ka vuajtur një kohë të gjatë dhe përgjërohet për pak ëmbëlsi nga i shoqi. Ajo dominon skenën dhe për ta mbajtur të shoqin në tutelë, ka një poçe, ku ai është i detyruar të hedhë para për dënim sa herë flet në mënyrë të pahijshme.

Në rolin e burrit të varur nga seksi interpreton aktori elegant Romir Zalla, personazhit të të cilit i duhet të kalojë një sfidë duke rënë në kurthin  e gjallë të provokimit me motrën e gruas, por duke mos harruar as sekretaren super seksi.

Albana Koçaj ka marrë përsipër gruan pasanike të burrit të varur nga seksi. Në komedi do të shohim një Albanë të mrekullueshme dhe mahnitëse në rol.

Në rolin e sekretares kotele, super seksi, të pirë dhe histerike, është zgjedhur aktorja Rexhina Ibro, të cilën Londo e ka fort për zemër dhe pret që ajo të jetë mbresëlënëse.

Në rol Ina Kollçaku-kotelja që do të luajë, por dhe të vrasë veten. Ina Kollçaku që është përfshirë në këtë grup me mirësjellje, optimizëm dhe një dozë pozitiviteti të habitshëm, ka marrë përsipër me guxim një nga kotelet e lojës së maçokut kur ikën macja.

“Kur ikën macja” u shfaq premierë në 1977 në The Pier Theatre në Bournemouth- Angli, dhe ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në gjithë botë. Suksesi i arritur dhe kërkesat e shumta të spektatorit bënë që komedia marramondëse të jetë në Durrës dhe në datat 26 dhe 27 mars.

Të fundit

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Lajme të tjera

Web TV