Njëri prej tyre kaloi edhe nga Shqipëria/ Ku po mundohet t’i fshehë super-jahtet e tij Roman Abramovich

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roman Abramovich nuk ka se ku t’i fshehë jahtet luksoze. Super-jahti i pronarit të Chelseat ka mbërritur sot në resortin turkstik të Marmaris në Turqi.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga porti, një ditë pasi një tjetër jaht i miliarderit rus kishte arritur afër Bodrumit, gjithashtu në jug-perëndim të vendit.

“Eklipsi”, i cili është njëri nga jahtet më të gjata në botë, 162.5 metra me flamur të Bermudas, ka arritur në Marmaris pasi kaloi nëpër ishujt grekë te Kretas dhe të Rhodes, ndërsa paraprakisht kaloi edhe nga Mali i Zi dhe nga Shqipëria, njoftojnë të dhënat e trafikut detar.

Këto të dhëna po ashtu tregojnë se super-jahti Solaris ka mbërritur në Bodrum, më saktësisht 80 kilometra nga ky qytet, duke iu shmangur detërave të vendeve të Bashkimit Evropian pas sanksioneve që iu vunë oligarkëve pas sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Solaris ndërkohë është 140 metra i gjatë dhe po ashtu mban flamurin e Bermudas.

Nuk ka indikacione nëse Abramovich ishte prezent në ndonjërin prej jahteve të tij.

Të fundit

8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Presidenti i parë dhe i vetëm që largohet nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet dorëheqjes Më 8 gusht 1974, Presidenti i...

Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në...

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, pasi...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

Lajme të tjera

Web TV