Putin nuk di të ndalet/ Forcat ruse bombardojnë spitalin e fëmijëve në Ukrainë

Një spital për fëmijë në rajonin e Luhanskut është shënjestruar nga forcat ruse, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.

Shtatë fëmijë dhe 15 të rritur, përfshirë mjekë u evakuuan nga ndërtesa pasi çatia mori flakë.

Spitali ndodhet në qytetin e Severodonetsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore. Nuk është hera e parë që forcat ruse kanë në shënjestër spitalet ukrainase.

Siç është rasti i bombardimit të një maternitet në Mariupol më 9 mars