Dramatike! Italia jashtë botërorit, Maqedonia e Veriut e eleminon në fund

Italia, kampionia e Europës, do të jetë jashtë botërorit të Katarit. Ekipi i Manccinit ka humbur në minutat e fundit ndaj Maqedonisë Veriut në fazën e Play-OFF, duke sjellë kështu edhe eliminimin e kësaj gare.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte në minutat e fundit erdhi goli për Maqedoninë, të cilin e shënoi Trajkovski.

Kjo ndeshje shihet si më me fat edhe për Portugalinë, e cila parashikonte që ndeshej më pas me Italinë, në rast se  do të fitonin ndaj Maqedonisë së Veriut. Portugalia fitoi 3 me 1 ndaj Turqisë. Tashmë Ronaldo me shokë e kanë më lehtë përballjen me Maqedoninë e Veriut.