Biden u jep zemër ushtarëve amerikanë: Jeni në qendër të betejës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, i cili është zotuar vazhdimisht se do të mbrojë çdo pëllëmbë të NATO-s, vizitoi sot trupat amerikanë të vendosur në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën.

Biden i është adresuar ushtarëve amerikanë duke u thënë se ata ndodhen në qendër të një beteje midis demokracisë edhe totalitarizmit dhe se misioni i tyre është i shenjtë.

“Faleminderit, faleminderit, faleminderit ”, u tha Biden ushtarëve.

Duke buzëqeshur, ai shtrëngoi duart dhe bëri foto, duke rrëmbyer një telefon për të bërë një selfie.

“Ju jeni në qendër të një beteje midis demokracisë dhe totalitarizmit,” tha Biden në një fjalim të shkurtër.

“Ajo që bëni është e rëndësishme, me të vërtetë e rëndësishme ,” tha ai.

Pas uljes së avionit presidencial Air Force One në Rreszoë, 80 km larg kufirit, presidenti i SHBA-ve, nisi vizitën dy ditore të shumëpritur, duke u takuar me ushtarët e Divizionit të 82-të Ajror të SHBA-ve.

Bëhet fjalë për divizionin e fundit ushtarak që u largua nga Afganistani verën e kaluar, i cili është pjesë e forcave të vendosura në krahun lindor të NATOS-s për të forcuar praninë ushtarake të SHBA-ve kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV