E quajti ‘skizofrene’/ Ervin Salianji dënohet për fyerje ndaj Evi Kokalarit, ja shuma që do të paguajë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Salianji është dënuar me 50000 lekë gjobë për fyerje ndaj Evi Kokalarit.

Deputeti demokrat, gjatë një interviste televizive, e cilësoi aktivisten si ‘skizofrene’ dhe njeri pa përfaqësim.

“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot. Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD.”, shprehej asokohe Salianji.

Evi Kokalari e paditi atë për shpifje por gjykata e hodhi poshtë këtë akuzë duke e dënuar deputetin vetëm për fyerje.

Këtë të premte gjykata e ka shpallur fajtor për fyerje deputetin. Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar dhe Kokalari e cila shkruan se i është mirënjohëse trupës gjykuese ndërsa paralajmëron figurat politike mos të bëjnë sulme të tilla që tejkalojnë çdo normë.

 

Të fundit

Situata me zjarret, Mbrojtja: 18 vatra zjarri të evidentuara, vijojnë aktive 7 prej tyre

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M, dërgesa e parë drejt Algjerisë

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Dario Llukaçi, “shershe la fam’ që fitoi zemrat e publikut

Nga Leonard Veizi Ka aktorë që bëhen legjenda me role kryesore dhe ka të tjerë, si Dario Llukaçi, që hyjnë në panteonin e artit duke...

Evropa vendos gjoba për turistët problematikë!

Turistët që udhëtojnë këtë verë drejt Evropës duhet të kenë më shumë kujdes se kurrë më parë jo vetëm me kremrat e diellit, por...

Njihuni me parashikimin e motit për sot!

Një ditë tipike vere, ku dielli do të mbizotërojë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Temperaturat e orëve të para të ditës do të jenë...

Lajme të tjera

Web TV