Putini e ka “deklaruar” datën kur përfundon lufta në Ukrainë, Moska bën gati paradën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vladimir Putin tashmë ka shpallur “fundin” e luftës në Ukrainë, kanë pohuar zyrtarët në Kiev.

Ata mendojnë se dita e fundit e luftës do të jetë para 9 majit, e njëjtë datë kur Rusia ka festuar mposhtjen e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

“Daily Mail” shkruan se Rusia po mban një paradë në Sheshin e Kuq të Moskës në atë datë çdo vit, për të shënuar dorëzimin e Gjermanisë naziste. Në një postim në Facebook, shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha:

“Sipas informacioneve të disponueshme, në mesin e personelit të forcave të armatosura të Federatës Ruse, vazhdimisht po kryhet punë propagandistike, e cila imponon idenë se lufta duhet të përfundojë përpara datës 9 maj 2022”.

 

 

Ata gjithashtu pretenduan se institucionet mjekësore të Rusisë, të ngritura në territorin afër kufirit me Ukrainën, janë “të pushtuara nga ushtarakë të plagosur të Federatës Ruse që morën pjesë në luftën kundër Ukrainës dhe u ndeshën me njësi të forcave të mbrojtjes në luftim”

Më tej ata shtuan:

“Si një çështje urgjente, armiku po merr masa për të rinovuar aftësinë luftarake të njësive ajrore, të cilat kishin pësuar humbje kritike si në njerëz ashtu edhe në pajisje ushtarake”.

Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se pushtuesit rusë po përballen me “vështirësi të mëdha” në qytetet e Ukrainës dhe “nuk kanë mbështetjen e popullatës lokale”.
Ata pretenduan se, në Krime, një brigadë ruse mbajti një ceremoni për 100 anëtarët e vdekur të njësisë. Ata thanë se skena të ngjashme janë parë në qytetin e Sevastopolit, ku ata pretenduan se marinsat në flotën e Detit të Zi ishin vrarë.
Përditësimi i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se trupat ruse kishin ngritur një “kamp filtrimi” në Dokuchaivsk, në rajonin e Donetsk, për civilët që tentojnë të largohen nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Lexo edhe :  "Vorbulla zjarri" përfshijnë Spanjën, flakët kërcënojnë parkun e mbrojtur nga UNESCO

Ata pretenduan se njerëzit ishin detyruar të evakuonin Kreminën dhe Rubizhne përpara se të deportoheshin në rajonin e Voronezhit dhe se traktorët po u sekuestruan fermerëve në rajonin e Chernihiv, ndërsa trupat ukrainase kryen zjarr artilerie mbi një regjiment tankesh rus në rajonin e Kharvivit.

Të fundit

“Respekt”, Rama shpërndan foton e të riut duke shpëtuar një qen nga zjarri

Zjarret që kanë përfshirë edhe zona të banuara kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme duke djegur shtëpi, sipërfaqe me bimësi...

Greqia e shkrumbuar pas zjarreve! Dëme të shumta në shtëpi, biznese dhe automjete

Zjarret e fuqishme kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha. Greqia është një vend i prekur nga vatrat e shumta të zjarrit që kanë përfshirë ishujt...

15 gusht 1940 – Nëndetsja italiane fundos kryqëzorin grek “Elli” në portin e Tinosit

Mëngjesin e 15 gushtit 1940, gjatë kremtimeve të Fjetjes së Shën Mërisë në ishullin e Tinosit, një nga festat më të rëndësishme fetare të...

Horoskopi ditor, 15 Gusht 2025

Dashi Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret...

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli me superlativa për trajnerin Daja...

Lajme të tjera

Web TV