“13 ditë pas lindjes…”/ Kledi Kadiu zbulon problemet e shëndetit të të birit: Nuk është e lehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai është një ndër balerinët shqiptarë më të dashur jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Itali. Është fjala për Kledi Kadiun, i cili pak muaj më parë u bekua për herë të dytë me një fëmijë.

Vajza e madhe u bë me vëlla, ndërsa vetë balerini ndau në rrjete sociale lajmin e bukur. Balerini i mirënjohur poston herë pas here foto apo video me familjen, të cilat pëlqehen menjëherë nga ndjekësit e tij të shumtë.

Por së fundmi, Kledi ka dashur që me fansat të ndajë edhe një moment jo shumë të mirë për familjen e tij. Kadiu ka vendosur të jetë një shembull për të gjithë prindërit që po ndjekin me fëmijën e tyre të njëjtin udhëtim si ai, duke treguar problemet e shëndetit të të birit vetëm pak pas lindjes.

“Charlotte dhe unë kemi vendosur të tregojmë një pjesë të historisë sonë, duke shpresuar se kjo do të jetë një shembull për nënat dhe baballarët që janë në një udhëtim të ngjashëm me tonin.

Ne prisnim momentin e duhur për ta bërë këtë, duke ruajtur në radhë të parë djalin tonë, motrën e tij të vogël dhe energjitë tona.

13 ditë pas lindjes, Gabrieli pati ethe dhe konvulsione të forta, simptoma të një diagnoze mjaft komplekse: meningo-encefalit. Fillimi i një sprove që na vuri vërtet në provë. Gabrieli mbijetoi dhe pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e një heroi, përdori të gjitha forcat për të rimarrë atë që i mori kjo ngjarje e paparashikuar. Pas më shumë se një muaj e gjysmë shtrimi në terapi intensive dhe shumë e shumë ekzaminime, u kthyem në shtëpi, të vetëdijshëm se rruga e rikuperimit do të ishte e gjatë dhe kërkuese. Ne filluam menjëherë një proces rehabilitimi gjë që na lejoi të kuptojmë plotësisht se si ta ndihmojmë më së miri fëmijën tonë përmes lojës dhe stimulimit.

Lexo edhe :  A mund ta nxitosh dashurinë?

Ne nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke pretenduar se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplastikën, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe dashurinë si stimulin më të mirë për të mësuar. Dhe pikërisht për këtë vendosëm të ndajmë historinë tonë. Kur ndodhin gjëra të tilla, mund të jetë e vështirë të gjesh forcën për të ridalë në sipërfaqe. Ndryshimi mund të bëhet nga njerëzit që zgjidhni të keni në krah dhe profesionistët që mbështeten në rritjen e fëmijës suaj. Nuk është e lehtë të përkthesh ndjenjat tona në disa rreshta, sigurisht që ndihemi jashtëzakonisht mirënjohës që jemi pranë Gabrielit që na mëson çdo ditë se sa e çmuar është dhurata e jetës”, ka shkruar Kledi.

Të fundit

“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të...

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV