Nuk ka mrekulli në Barcelonë, Spanja mund Shqipërinë në minutën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mbyllur 2-1 ndeshja miqësore mes Spanjës dhe Shqipëri, sfidë që u luajt në “RCDE Stadium”, i cili kishte një numër të konsiderueshëm të tifozëve të pranishëm.

Torres dhe Olmo do të shënonin për iberikët, ndërsa Uzuni do të shënonte për kuqezinjtë.

Ferran Torres jep sinjalin e parë në portën e Etrit Berishës në minutën e 5-të, me gardianin shqiptarë që pret gjuajtjen e spanjollit.

Po ashtu edhe Gavi do të provonte t’i afrohet portës së Berishës me një ritëm shumë të shpejtë, por bllokohet në kohë nga Marash Kumbulla.

Ndërsa kuqezinjtë do të përgjigjeshin me Sokol Cikalleshin 13’ i cili rrëzohet në zonë, pas një ndërhyrje nga Eric Garcia, djemtë tonë kërkojnë penallti por nuk është i këtij mendimi gjyqtari i cili lejon vazhdimin e lojës.

20’ Hysaj gabon duke i dhënë mundësinë kombëtares iberike të hidhet në sulm, me Pablo Sarabia që realizon një goditje qendrore, por Berisha pret.

Djemtë e Edi Rejës 28’ provojnë të rrezikojnë portën e iberikëve, teksa Balliu tenton të godasë por gjuan shumë lehtë dhe topi ndalet në duart e Raya Martin.

10 minuta me vonë një tjetër rast Pedri do të rrezikonte, teksa depërton mbrojtjen shqiptare dhe godet në drejtim të portës, por Berisha e ndal atë top.

Ylli i kuqezinjve Armando Broja do të niset në kundërsulm 43’ dhe i dhuron një asisti shumë të mirë Cikalleshit, por ky i fundit nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë dhe përfundon vetë në portën e iberikëve.

Pjesa e dytë do të nistë furishëm për iberikët, të cilët vënë në provë disa herë reflekset e gardianit Berisha, i cili neutralizon bukur goditjen e Rodri i cili gjuajti fort nga distanca, por gjeti kundërpërgjigjen e portierit tonë.

52’ Sarabias do të ishte lojtari i radhës që do provonte me kokë pas asist që mori nga Morata, por ishte tentativë që shkoi jashtë kuadratit të portës.

Lexo edhe :  Dështon transferimi i Theo Hernandez tek Atletico Madrid, ja arsyet

Shqipëria do të provonte të surprizonte Spanjën, ku në minutën e 56-të Ivan Balliu humbet një rast shumë të mirë përpara portës së kundërshtarëve, ndërsa pas disa sekondash topi i shërbehet Bares, me këtë të fundit që nuk godet siç duhet dhe e dërgon shumë lart.

Minuta për zëvendësime te kuqezinjtë, ku Cikalleshi i lë vendin Uzunit, ndërsa Gjasula ndërrohet me Ramadanin.

Ndërkohë në krahun tjetër Enruiqe bën zëvendësim të trefishtë te Spanja me Soler, Zhordi Alba dhe Olmo që futen në fushë në vend të Sarabia, Markos Alonsos dhe Gavi.

64’ i sapo futuri Olmo mundohet të nisë Alba drejt portës së Berishës, por gardiani shqiptar del dhe kontrollon i qetë.

Dorëzohet Shqipëria në “RCDE Stadium”. 75’ Bare do të humbte një top në afërsi të zonës tonë, me Torres që do të shfrytëzonte mundësinë. Ferran Torres mposht Etrit Berishën dhe gjen golin e avantazhin për kombëtaren iberike.

77’ Aksion i shpejtë në krahun e djathtë. Uzuni pason për Brojën, por sfera përfundon të Laçi i cili mundohet ta kthejë në qendër, me sferën që largohet në këndore nga mbrojtja spanjolle. Goditje këndi për kuqezinjtë.  Në zhvillimin e goditjes nga këndi, djemtë tonë pretendojnë për prekje topi me dorë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

Vjen momenti i Kristjan Asllanit, mesfushori hyn në fushën e lojës në vend të Laçit, teksa debuton kështu me Shqipërinë.

85’-Goooool! Barazon Shqipëria. Pas një daljeje të gabuar nga portieri Raya Martin, Myrto Uzuni realizon për “kuqezinjtë”. 1-1 rezultati në ”RCDE Stadium” me festën që shpërthen në kampin kuqezi.

Dani Olmo shënon katër minuta pas barazimit nga Uzuni dhe i dhuron sërish avantazhin Spanjës, ndërsa sfida do të mbyllet me triumfin e iberikëve, me kuqezinjte e Rejës që zhvilluan një ndeshje të mirë. /Abcnews.al/

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV