Bombat bërthamore të Putin trembin botën/ Dyndje blerjesh për pilulat “e shpëtimit”, rriten çmimet me 50%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i pilulave të jodur kaliumit, një ndihmë e mundshme mbijetese për shpërthimet bërthamore, është rritur në Amazon me rreth 50% që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Ato janë shpërndarë si pasojë e shkrirjes së termocentraleve bërthamore dhe ka prova që sugjerojnë se funksionojnë, por vetëm deri në një pikë.

Pilulat ndalojnë tiroiden tuaj, një gjëndër në qafë, nga thithja e jodit radioaktiv. Por ato nuk mbrojnë pjesët e tjera të trupit dhe nuk ju mbrojnë nga elementët e tjerë radioaktivë në rast rrjedhjeje.

Ndërsa pushtimi i tij i Ukrainës po shkon keq, Vladimir Putin ka përdorur kërcënime shqetësuese, duke përfshirë vendosjen e armëve bërthamore të Rusisë në një gjendje më të lartë gatishmërie.

Mundësia e një konfrontimi të përshkallëzuar që çon në përdorimin e armëve bërthamore në Evropë mbetet shumë i ulët.

Por rreziku i luftës bërthamore tani është më i madh se sa ka qenë në dekada dhe shumë njerëz janë të trembur.

Një nga rreziqet më të mëdha të një arme bërthamore është sasia e bollshme e rrezatimit që do të lëshonte. Pas një sulmi, reshjet radioaktive do të binin si shi nga qielli, duke helmuar ata që i ekspozoheshin. Kjo mund të çojë në sëmundje të rënda dhe vdekje./ The Economist – Gazeta Shqip

Të fundit

Radhë kilometrike/Trafik i rënduar drejt veriut, nga Miloti deri në Lezhë, shkak bllokimi

Një nga shkaqet kryesore të mbingarkesës është bllokimi i urës së vjetër pranë Milotit, e cila është jashtë funksionit...

Pretendon se i kanë vjedhur vota, Aulon Kalaja paraqitet në SPAK

Kandidati i PD-së në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK këtë të premte. Kandidati i opozitës më 11 maj pretendon se...

“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, foli sërish për hapësirat publike. Në një deklaratë të bërë në vijim të komunikimeve publike për rregullsinë...

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

Avokati i Popullit ka nisur verifikimet lidhur me mënyrën se si është shoqëruar Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në ambientet e një klinike...

“Nuk jam kujtuar tani për lirimin e hapësirave”/ Rama: Jemi në Tiranë, jo Teheran!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim të drejtpërdrejtë në Facebook, ku u ndal te reformat në qeverisje, procesi i integrimit europian dhe...

Lajme të tjera

Web TV