Në ditën e 34 të luftës së Rusisë në Ukrainë, delegacionet e dy vendeve kanë mbërritur në Stamboll, aty ku do të mbahet një raund tjetër bisedimesh për paqe.
Çfarë ka ndodhur gjatë orëve të fundit:
Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë mbërritur në Stamboll për bisedimet e para pas javësh. Ukraina thotë se prioriteti i saj është të negociojë një armëpushim, por SHBA dhe Ukraina kanë shprehur gjithashtu skepticizëm rreth synimeve të Rusisë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u lut brenda natës fuqive botërore që të ashpërsojnë sanksionet ndaj Rusisë, duke përfshirë një embargo të naftës.
Burime të afërta me miliarderin rus Roman Abramovich thonë se ai pësoi simptoma të helmimit të dyshuar në bisedimet e paqes në fillim të këtij muaji, së bashku me dy negociatorë ukrainas të paqes. Ai tani është shëruar.
Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se ai nuk do të “tërhiqet” nga komenti i tij i diskutueshëm se Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”. Biden tha se ai po shprehte “indinjimin moral” që ndjeu, në vend që “artikulonte një ndryshim politikash”
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe beson se Rusia po ruan pozicione bllokuese, ndërkohë që rivendos forcat e saj.