Shqipëria nuk shkon më shumë se barazimi kundër Gjeorgjisë, Kosova reziston ndaj Zvicrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria bëri më shumë, por në fund u desh të pajtohej me një barazim 0-0 në miqësore kundër Gjeorgjisë së drejtuar nga francezi Willy Sagnol. Barazim edhe për Kosovën – me rezultatin 1-1 – që luante në transfertë kundër Zvicrës.

Shqipëria ishte më këmbëngulëse në pjesën e parë dhe iu afrua golit të avantazhit me anë të mesfushorit Endri Çekiçi, i cili nga brenda zonës e çoi topin mbi traun e portës.

Miqtë nga Gjeorgjia rrezikuan menjëherë me anë të Davitashvili. Ai kishte një rast të artë, por goditi keq. Asnjë gol në 45 minutat e para, ndërsa në të dytën Cikalleshi dhe Vrioni iu afruan shumë golit.

Kvekveskiri për miqtë provoi nga distanca, por Strakosha ishte në gatishmëri dhe e ndali. Për Shqipërinë u mundua ta zgjidhte Asllani, i cili gjuajti fort nga jashtë zone dhe vuri në vështirësi portierin mik.

Kuqezinjtë u munduan të shënojnë deri në fund, por Gjeorgjia rezistoi dhe gjithçka përfundoi në barazim 0-0.

MIQËSORJA E KOSOVËS

Dardanët barazuan në transfertë kundër Zvicrës, me rezultatin 1-1, duke treguar se diçka ka ndryshuar me Alain Giresse në stol.

Kosova madje shënoi e para në këtë ndeshje, në fillimin e pjesës së dytë me Milot Rashicën. Epërsia zgjati vetëm 9 minuta, pasi Lobotka me kokë ndëshkoi Muric dhe shmangu humbjen e Zvicrës.

Të fundit

1 Korrik 1890 – Miratohet Akti Sherman kundër monopoleve

Ligji i parë federal në SHBA që synon të frenojë monopolin dhe konkurrencën e pandershme Një hap vendimtar drejt ekonomisë...

Një vit pa Ismail Kadarenë! Gjinushi: Ndër figurat më të ndritura të kombit shqiptar

Një vit pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, Shqipëria vazhdon të kujtojë me respekt dhe nderim figurën e tij...

Plas sërish sherri me Trump, Musk: Jetojmë në vendin e partisë së derrave të fëlliqur!

Shefi i X dhe Tesla, Elon Musk, ka bërë thirrje për themelimin e një partie të re në SHBA, që sipas tij do kujdeset...

E konfirmojnë autoritetet: COVID është rikthyer në Shqipëri! Ja ç’po ndodh

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Eugena Tomini, ka deklaruar se në javët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19...

Rama replikon me Farage: Gabove me shifrat/Shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit

Replikat në distancë mes kreut të qeverisë shqiptare, Edi Ramës dhe politikanit britanik Nigel Farage, mesa duket nuk kanë për të ndaluar. Ka qenë kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV