E mbajti të fshehtë shtatzëninë, ish-ministrja bëhet nënë për herë të parë, poston foton e ëmbël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, janë bekuar me një vajzë.

Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë Shahini përmes një foto të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet teksa mban pranë vetes vajzën e porsalindur. Ajo e kishte mbajtur të fshehtë lajmin e shtatzënisë deri në momentin kur vogëlushja ka ardhur në jetë.

Gjithashtu, Shahini ka bërë të ditur se ka zgjedhur Tiranën për të lindur të bijën.

“Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë. Ajo lindi në spitalin publik SUOGJ Koco Gliozheni me ndihmën mjekut fantastik dhe mikut tonë të mirë, Dr. Orion Gliozheni.

Më duhet të nënvijëzoj që kujdesi dhe shërbimi i gjithë ekipit mjekësor dhe ndihmës ishte i jashtëzakonshëm. Përkundër vështirësive që solli pandemia COVID-19, në spitalin publik ofrohet shërbim i mirë mjekësor, me qetësi dhe zemërgjërësi. Shumë faleminderit për punën që bëni.

Një vlerësim i dytë, por tani më i përgjithshëm, duhet t’u shkojë edhe politikbërësve që me ngulm vazhdojnë të investojnë në maternitetet publike gjithandej Shqipërisë. Gjithmonë mbetet më shumë për t’u bërë, por sot e kisha të rëndësishme të nënvijëzoj se sa shumë tashmë është bërë në Shqipëri që grave t’u përmirësohet eksperienca e lindjes dhe qytetarëve më të rinj të Shqipërisë t’u sigurohet një fillim i shëndetshëm në jetë”, ka shkruar ajo krahas fotos së ëmbël.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV