Gazetari italian për situatën në Bucha: Mos harroni kurrë ata që mbështetën Putinin

Gazetari italian Roberto Saviano ka reaguar lidhur me situatën tragjike që ka ndodhur në afërsi të Kievit. Ai shkruan se gjithçka duket tragjike dhe e dhimbshme dhe se nuk duhen harruar as ata që kanë mbështetur Putinin në Itali.

“Ushtria ruse, duke u tërhequr, lë një gjurmë gjaku të pafund në tokë.

Civilë të vrarë rastësisht, të qëlluar në rrugë duke ecur me biçikletë. Të tjerë të arrestuar, të lidhur me duar pas shpine dhe të vrarë me një goditje në pjesën e pasme të kokës. Kjo video tregon se çfarëka ndodhur në qytetin në afërsi të Kievit. Kjo po ndodh sërish. 

Idiotët do të thonë se janë bedel, inskenim perëndimor. Ata janë me fat, sepse nuk e dinë se si bien trupat e goditur nga plumbat, as si ngurtësohet mishi dhe thonjtë e një kufome bëhen të purpurta. Me fat idiotët konspirativ që nuk e njohin të vërtetën e vdekjes.
Përpara këtyre imazheve, një paralajmërim nga unë: mos harroni kurrë ata në Itali që e mbështetën Putinin, e lavdëruan, e shfaqën si referencë dhe model politik. Dhe kurrë mos i jepni atij pushim.”