Nga veriu i Mitrovicës, serbët e Kosovës nisen me autobusë për të votuar

Sot mbahen në Serbi zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd. Bëhet e ditur se janë rreth 6 milionë e gjysmë të serbëve që do të kenë mundësi të votojnë.

Ndërkohë në këto zgjedhje të Serbisë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë.

Aktualisht serbët e veriut po nisen drejt Serbisë me transport të organizuar por nga disa komuna ata do të udhëtojnë edhe me automjetet e tyre.

Mbrëmë e djeshme u raportua se në Shillovë të Gjilanit grupe serbësh pritën në radhë për t’u furnizuar me naftë për të shkuar dhe votuar në Serbi.