Misteri i “zonjës së vdekjes”/ Snajperistja ukrainase që lufton trupat e Putinit (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një snajperiste, e cila është cilësuar si “zonja e vdekjes” e Ukrainës, është kthyer në një hero kombëtar pasi lufton në mënyrë sfiduese me ushtarët rusë të fshehur.

Identiteti i saj mbetet një mister, por ajo zotohet se do të “luftojë kasapët e Vladimir Putin deri në fund”. Ajo u bashkua me marinsat ukrainas në vitin 2017 dhe kaloi vite duke luftuar separatistët pro Kremilinit në Donetsk dhe Luhansk.

“The Sun” shkruan se pasi shërbeu në turne të shumta në lindje të vendit, snajperistja u largua nga forcat e armatosura ukrainase në janar, vetëm disa javë para se Putini të urdhëronte trupat e tij që të nisnin pushtimin më 24 shkurt.

Snajperistja e vendosur doli vullnetare për t’u kthyer në vijën e parë me brigadën e 35, ndërsa lëshoi edhe një thirrje tubuese për trupat ukrainase.

“Ne duhet t’i nxjerrim të gjithë jashtë. Këta njerëz nuk janë qenie njerëzore. Edhe fashistët nuk ishin aq të poshtër sa këta. Ne duhet t’i mposhtim ata”, ka thënë ajo, raporton “The Times”.

Snajperistja – fytyra e së cilës është mbuluar pjesërisht në foto për të ruajtur identitetin e saj – është krahasuar me snajperisten me origjinë ukrainase, Lyudmila Pavlichenko, për përpjekjet e saj heroike.

Pavlichenko e fitoi pseudonimin “Zonja e Vdekjes” teksa shënoi 309 vrasje naziste në Luftën e Dytë Botërore. Gjithashtu pretendohet se ajo nuk ka humbur kurrë një duel snajper gjatë viteve të shërbimit të saj.

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV