Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Ukraina i kanë quajtur masakrat në Ukrainë si krime lufte, dhe premtojnë se do e çojnë presidentin rus Vladimir Putini në gjyq. Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova tha se nga qytetet afër Kievit janë hequr trupat e 410 civilëve të vrarë.
Presidenti Joe Biden bëri thirrje të hënën për një gjyq për krime lufte kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe tha se do të kërkonte ashpërsimin e sanksioneve pas njoftimeve të fundit për mizori në Ukrainë. “E keni parë se çfarë ndodhi në Buchan”, pyeti Biden. Ai shtoi se Putini “është një kriminel lufte”. Komentet e Presidentit Biden për gazetarët pasuan vizitën e presidentit të Ukrainës Volodimir Zelensky në Buchan, një nga qytetet përreth Kievit, ku zyrtarët ukrainas thonë se janë gjetur trupa të civilëve të vrarë. Presidenti ukrainas e quajti gjenocid sulmin e paprovokuar të Rusisë, që po vazhdon, ndërsa zyrtarët perëndimorë po dënojnë ato që ata i quajnë mizori të kryera nga forcat ruse në periferi të Kievit. Sekretari amerikan i shtetit këtë javë udhëton drejt Evropës për një takim me aleatët e NATO-s. Autoritetet lokale thonë se raketat goditën qytetin port të Ukrainës, i njohur si “Perla e Detit të Zi”. Një përfaqësues i ministrisë ruse të mbrojtjes tha se anijet dhe avionët rusë qëlluan objektet e përpunimit të naftës dhe depot e karburantit, të cilat ai pretendoi se u ofronin mbështetje trupave ukrainase. Një zyrtar ukrainas tha se kjo është një praktikë e ndyrë e shkatërrimit të infrastrukturës jetike. Ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon për të gjashtën javë, trupat ukrainase thonë se po fitojnë terren dhe se forcat ruse po tërhiqen. Por presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky paralajmëron për gjendjen e rënduar të civilëve që jetojnë mes minave, mjeteve luftarake dhe kufomave në rrugë. Nga frika e minave-kurth, në qytetin Buça, ushtarët ukrainas tërheqin kufomat me kabllo. “Ne jemi qytetarët e Ukrainës. Këtu jetojnë mbi 100 kombësi. Këtu bëhet fjalë për shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha kombësive. Ne nuk duam t’i nënshtrohemi politikës së federatës ruse. Prandaj po shkatërrohemi”, tha presidenti Zelesnky. Kryebashkiaku i Buçës thotë se ndërsa po tërhiqeshin, forcat ruse ekzekutuan civilët me duart e lidhura pas shpine. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken thotë se Rusia ka kryer krime lufte. “Nuk mund të rrimë në heshtje. Kjo që po ndodh nuk pshtë normale. Ky është realiteti i asaj që po ndodh, ndërsa Rusia vazhdon agresionin kundër Ukrainës. Prandaj duhet të marrë fund”, thotë Blinken. Pavarësisht provave në rritje, Rusia mohon se ka shënjestruar civilët. Një këshilltar i presidencës ukrainase përshkruan dëshmi të krimeve të luftës. “Mes viktimave të krimeve ruse janë gra të përdhunuara që ata u përpoqën t’i digjnin, vranë zyrtarë të qeverisjes lokale, fëmijë, të moshuar, burra – shumë prej të cilëve me duart e lidhura – pasi u torturuan u qëlluan në pjesën e pasme të kokës”, thotë Oleksiy Arestovych. Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova tha se nga qytetet afër Kievit janë hequr trupat e 410 civilëve të vrarë. Gazetarët e agjencisë së lajmeve Associated Press panë trupat e të paktën 21 personave në pika të ndryshme rreth qytetit të Buchanit, në veriperëndim të Kievit. Në një postim të hënën në Tëitter, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian do të dërgojë hetues në Ukrainë për të ndihmuar prokuroren e përgjithshme të këtij vendi “të dokumentojë krimet e luftës”.
Forcat ukrainase rimarrin nën kontroll rajonin e Zhytomyr
Rajoni Zhytomyr tani është i lirë nga forcat ruse, ka thënë guvernatori i tij. Rajoni, i cili fqinjë me rajonin e Kievit në perëndim, ka qenë një korridor kyç për dërgimin e ndihmave dhe pajisjeve në kryeqytet që nga fillimi i luftës. Ajo ka pësuar gjithashtu bombardime masive që vranë civilë dhe lanë shumë pa shtëpi. Duke shkruar në Telegram, Guvernatori Vitaliy Bunechko tha: “Armiku u zmbraps dhe sot nuk ka trupa pushtuese ruse në rajonin tonë. Ata u larguan nga komunitetet veriore… por lufta nuk ka mbaruar. Ne do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!”.
Paralajmëron kryebashkiaku i Mariupol për katastrofë humanitare
Kryebashkiaku i Mariupol Vadym Boichenko, ka deklaruar se Mariupol është në prag të një katastrofe. Qyteti ukrainas është i rrethuar nga forcat ruse dhe mbi 100, 000 njerëz ende kërkojnë evakuim. “Situata në Mariupol mbetet shumë e vështirë. Ne jemi në prag të një katastrofe humanitare pa dritë, pa ujë, pa ushqim, pa ilaç për më shumë se një muaj. Prandaj, ne insistojmë që Mariupol duhet t’i jepet një evakuim i plotë dhe qasje në qytet. Por ne e shohim se sot Federata Ruse po bllokon të gjitha ndihmat humanitare që lëvizin në drejtim të Mariupolit dhe asnjë ngarkesë nuk arriti në Mariupol”, ka thënë ai.
Ukrainë, Atroshenko: 70 % e Chernihiv-it është shkatërruar
Qyteti i Chernihiv në Ukrainën veriore është shkatërruar 70% pas sulmeve ruse, deklaroi kryebashkiaku i qytetit Vladyslav Atroshenko. “Pasojat janë serioze, siç ishin në Bucha dhe Kharkiv, dhe ndoshta në Mariupol”, theksoi Vladyslav Atroshenko. Ai tha se ishte i shqetësuar për ngrohjen, buxhetin e qytetit dhe ekonominë lokale që nuk po funksiononin, si dhe sulmet ajrore. Chernihiv është shtëpia e kishave dhe manastire të shumta mesjetare dhe Ukraina ka aplikuar për statusin e Trashëgimisë Botërore për qendrën e qytetit. Para