Mësuesja 21-vjeçare i shpëton burgut pas lidhjes seksuale me nxënësin 15-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punonjëse arsimi, e shpallur fajtore si ‘predatore’ seksuale nga gjykata, që kishte një marrëdhënie seksuale me një djalë adoleshent të cilin e kishte joshur duke i thënë “mosha është vetëm një numër” pranonte pendesën për lidhjen me 15-vjeçarin dhe gjykata i ka kursyer burgun në Britani.

Rebecca Williams kishte pranuar se i dërgonte mesazhe flirtuese të riut nën moshë dhe më pas e kishte ftuar në shtëpinë e saj në Criccieth, në veri të Uellsit, ku kishte kryer marrëdhenie seksuale me të.

21-vjeçarja thuhet se tashmë po punon me një kompani ndërtimi për të “ruajtur një profil të ulët” teksa i ka thënë miqve se “është penduar për veprimet e saj” pasi “ka paguar një çmim të lartë për gabimet”.

Becky thotë se e di se ajo që bëri është e gabuar dhe është penduar tha një mikeshë e saj për të përditshmen The Sun.

“Ajo dëshiron të kthejë kohën prapa por e di që nuk mundet. Ka vuajtur shumë depresion si rezultat i humbjes së karrierës së saj dhe të çështjes në gjykatë”, thotë mikesha e abuzueses, duke shtuar se ajo ka ndryshuar karrierë për të vazhduar me jetën e saj.

Mësuesja ndihmëse kishte qenë në kontakt me të miturin dhe mesazhet mes tyre ishin përshkallëzuar, siç u tha në gjykatë.

Williams kishte marrë 15-vjeçarin në makinën e saj një fundjavë dhe e kishte çuar në shtëpi. Në gjykatë u tha se ata kishin parë televizor së bashku por pak më vonë e akuzuara e kishte çuar djaloshin në dhomën e gjumit, ku e kishte nxitur në marrëdhënie seksuale.

Djali 15-vjeçar kishte qëndruar gjithë natën aty.

Prokurori tha se Williams i kishte shkruar më vonë të riut për t’u takuar përsëri.

Lexo edhe :  Plani i Netanyahut për marrjen e Gazës nuk kënaq askënd përveç vetes

Prokurori Edwards tha më tej: “Zhurmat nisën të qarkullonin se punonjësja kishte nisur një lidhje me një nxënës dhe drejtues të stafit kontaktuan me të duke kërkuar informacione. Më vonë u njoftuan policia dhe shërbimet sociale dhe djali konfirmoi se ata kishin pasur marrëdhënie seksuale”.

Avokatja mbrojtëse Jemma Gordon, tha se Williams ishte marrë në pyetje në fillim të vitit të shkuar dhe kishte pranuar akuzat.

Gordon tha: “Ajo është tashmë në një marrëdhënie të re dhe kjo e ka ndihmuar”.

Por gjykatësi Saffman tha se Williams kishte joshur me vetëdije të riun nën moshë: “Ti e dije çfarë ishe duke bërë dhe po mundoheshe të arrijë të kishte një lidhje seksuale me të”.

“Djali kishte ndërprerë marrëdhënien por e akuzuara kishte kërkuar me këmbëngulje vazhdimin e saj. Madje disa nga mesazhe ishin dërguar nga ambjentet e shkollës, që është akoma më e rëndë”.

Pas lirimit Williams nuk pranoi te komentonte për mediat.

Të fundit

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Cristiano Ronaldo besohet se e ka festuar fejesën e tij me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Georgina...

Putin, paradë force makinash të blinduara drejt Alaskës

Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëtuar sot nga Moska për në Bregun e Paqësorit me një limuzinë të blinduar përpara samitit të tij të...

Dëmi nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat për dëmshpërblimin

E teksa kryeministri Edi Rama premtoi dëmshpërblim për të gjithë personat e prekur nga zjarret dhe shtëpi të reja, për banorët që kanë mbetur...

E kryer/ Jadon Sancho arrin akord me skuadrën e Serie A

Jadon Sancho do të luajë në Serinë A. Sulmuesi anglez, ka pranuar ofertën që ka mbërritur në adresë të tij dhe tashmë pritet vetëm...

Shqipëria ‘shkundet’ nga tërmeti, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë, ja sa ishte magnituda

Shqipëria është goditur pasditen e kësaj të premteje nga tërmeti. Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet ndërsa mësohet se magnituda ka qenë 3.1 ballë. Nuk...

Lajme të tjera

Web TV