Triumfi fantastik në Londër/ Mediat sportive jehonë Benzema dhe fitores së Realit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja e mbrëmshme e Real Madrid me protagonist absolut Karim Benzema nuk mund të kalonte pa u vënë në qendër të mediave kryesore sportive në botë dhe sot në faqet e para të tyre qëndron triumfi i madrilenëve me sulmuesin francez.

Ai realizoi tripletën e dytë radhazi dhe me formën që po kalon duket se do të jetë një nga kandidatët potencialë për topin e artë të këtij sezoni.

Ndërkohë këto janë disa nga titujt e gazetave më të njohura sportive:

“Big Ben” e quan Marca bomberin francez ose thënë në shqip ”Beni i madh”, ndërkohë që hapësirë i kushtohet edhe fitores së madhe të Villarealit ndaj Bayernit.

Las portadas de la prensa deportiva de hoy

“AS” hapet me titullin “Mbretërit e Europës” dhe në fokus është Karim Benzema duke përfaqësuar Los Blancos që në këtë kompeticion kanë shkëlqyer gjithmonë dhe janë skuadra më më shumë trofe.

Las portadas de la prensa deportiva de hoy

“Mundo Deportivo” ka në qendër të saj Barcelonën për sfidën ndaj Eintracht Frankfurt me titullin “Vazhdoni me këtë brez”.

Las portadas de la prensa deportiva de hoy

“L’Equipe” e quan “Tripleta e artë” tregolëshin e Benzema, i cili me performancën e këtij sezoni ka hedhur kandidaturën për Topin e Artë.

Las portadas de la prensa deportiva de hoy

“Big Ben” ka vendosur ta titullojë edhe “Sun Sport” në Angli sulmuesin francez.

Las portadas de la prensa deportiva de hoy

Ndërkohë, gazetat e njohura italiane kanë në fokus merkaton e klubeve italiane me La Gazzeta dello Sport që mban titull kryesor: “Një partner për Vlahovic” dhe tregon për interesimin e Juventus mbi Raspadorin.

Las portadas de la prensa deportiva de hoy

“Corriere dello Sport” flet për të ardhmen e Dybala dhe thotë se sulmuesi argjentinas do të vendosë midis Milanos ku e pret Interi, por edhe Milan ngelet i interesuar dhe Premier League me një sërë skuadrash të interesuara për të.

Las portadas de la prensa deportiva de hoy

“Juventus kërkon shigjetën” është titulli i Tuttosport që flet për interesimin e bardhezinjve mbi brazilianin e krahut të majtë të Atletico Madrid, Renan Lodi.

Lexo edhe :  “Rinovon” Lara Colturi, përfaqëson Shqipërinë edhe për 1 vit

Las portadas de la prensa deportiva de hoy

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV