Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba është pyetur nga gazetarët në lidhje me video që po qarkullon në media, ku ushtarët ukrainas vrasin ushtarët rusë të akpur rob.
Ai tha se çdo krim i supozuar i luftës nga forcat e tij kundër rusëve do të hetohet, por shtoi se konteksti i mizorive në Bucha duhet të merret parasysh.
“Ju nuk e kuptoni se si ndihet një person kur sheh foto nga Bucha, duke folur me njerëzit që u arratisën, duke ditur se [një] person që njihni është përdhunuar për ditë me radhë,” thotë Dmytro Kuleba.
“Ju nuk e kuptoni se si ndihet që ushtarët rus përdhunojnë fëmijë. Ky nuk është një justifikim për ata që shkelin rregullat e luftës në të dyja anët e vijës së frontit, por ka disa gjëra që thjesht nuk mund t’i kuptoni, më vjen keq” tha ai.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës thotë se ushtria ukrainase respekton ligjet e luftës, por shtoi se “mund të ketë incidente të izoluara të shkeljes” që do të hetohen.