Arma “sekrete” e Ukrainës kundër Rusisë/ Vuçiç i kërkon Erdogan dronët e famshëm ‘Bayraktar’

Dronët turq “Bayraktar” që u bënë të njohur nga lufta në Ukrainë ku autoritetet u mbrojtën nga bombardimet ruse, po kërkohen edhe nga Serbia. Vuçiç po konsiderohet nga Erdogani si konsumator i veçantë kur bie fjala për dronët “Bayraktar”.

Sipas mediave turke presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka folur vetë me Erdogan, i cili e ka miratuar në parim kërkesën.

“Dy ditë më parë, gjatë takimit me presidentin e Turqisë, Erdogan, kam shprehur interesimin për të blerë “Bayraktarët” nga Turqia dhe Erdogan më ka premtuar se ne do t’i marrim ato. Do t’i kemi edhe këto armë në inventarin e Ushtrisë Serbe”, ka thënë Vuçiç.

Sipas mediave turke, dronët “Bayraktar” i janë shitur të paktën 22 shteteve në botë.