Fakt i ‘çuditshëm’: 3.8 milionë gjermanë nuk kanë hyrë kurrë në internet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse shumica e gjermanëve kanë prej kohësh një modem të instaluar në shtëpi për të pasur akses të shpejtë në internet, rreth 3.8 milionë persona të moshës 16 deri në 74 vjeç nuk kanë hyrë kurrë në internet.

Mospërdorimi i internetit vihet re sidomos tek të moshuarit. Kështu, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave në Wiesbaden, një ndër pesë persona në moshat 65 deri në 74 vjeç nuk kanë hyrë kurrë online.

Kurse në grupmoshën midis 55 dhe 64 vjeç, 8% nuk kanë vizituar kurrë një faqe interneti.

Sipas të statistikave të Eurostat mesatarja e personave që nuk kanë përdorur internetin në BE, në vitin 2021 ishte 8%. Megjithatë mes vendeve ka dallime të mëdha. Në Irlandë, vendet skandinave, Holandë dhe Luksemburg, përqindja e moshave 16-74 që nuk kanë përdorur kurrë internetin është më pak se pesë për qind.

Përqindjet më të larta të personave që nuk kanë përdorur internetin janë regjistruar në Greqi me 20 për qind, Bullgari me 17 për qind dhe Portugali me 16 për qind.

Më shumë se një e treta e popullsisë së botës – gjithsej 2.9 miliardë vetë – nuk ka fare akses në internet.

Të fundit

Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata, parashikimi i motit 5 gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me...

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës, përfshihet edhe mjalti. I pasur...

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Lajme të tjera

Web TV