Nga Sven Aurén
Përkthyer nga Adil N. Biçaku
Pjesa e njëzet e tre
Land af Albania! Let me bend mine eyes
On thee, thou rugged nurse of savage men.
Lord Byron.
Në librin “Orienti i Evropës”, autori i veprës asht suedezi Sven Aurén. Janë përshtypje udhëtimi nga Shqipëria nga mezi i viteve ‘30. Përjetimet e tije direkte pa asnjë retushim.
Me një fjalë përkthimi i librit ka për të sjellë tek lexuesi shqiptar, vlera origjinale njohje të asaj historie që ne nuk e kemi njohur dhe jo pak vazhdojmë, ta njohim dhe tani të deformuar nga interesa të momentit.
Tani pak për atë që ju adreson këta rreshta: Quhem Adil Biçaku. Kam punuar dhe jetoj mbi 50 vjet në Suedi, pa e shkëputur për asnjë moment, mendimin dhe ndjenjën nga Shqipëria jonë.
Tani jam në pension dhe jetoj me gruan dhe fëmijët, këtu në Stokholm. Duke qenë një kohë e gjatë, nga evolucioni i gjuhës shqipe, që natyrshëm, ka ndodhur gjatë këtyre dhjetëvjeçarëve, jam i vetëdijshëm për vështirësitë, jo të vogla me të cilat do të ndeshem, për t’i dhënë lexuesit shqiptar, përjetimet e origjinalit.
Prandaj do t`ju isha shumë mirënjohës, nëse së bashku do të gjenim një mënyrë praktike bashkëpunimi, për ta përkthyer këtë libër me vlera të shumanshme.
Moralisht do të ndihesha shumë i lehtësuar, duke shlyer një pjesë të borxhit, që kemi të gjithë ne shqiptaret, karshi Shqipërisë sonë, veçanërisht në këto kohë që vazhdojnë të jenë kaq të trazuara.
Me shumë respekt
Adil Biçaku
Vijon nga numri i kaluar
GJARPËRUSHJA DREDHON DREJT VERIUT
Dhe tani jemi ulur pra këtu në “Kursal” dhe pimë uzo. Emigranti, që ka ardh në shtëpi, qëndron në gatishmëri për vrapim pranë banakut dhe kërkon të zbulojë, nga pamja dhe paraqitja e fytyrës dëshirat tona. Nja dy tre burra e shtojnë numrin e vogël të grupit të myshterinjve: të bukur, burra të gjatë me sjellje bindëse dhe mustaqe, si degë ipshtash të vogla. Shiu kërcet ende në xhamat e dritareve. Pranë meje është një brimë e madhe në xham, e mbyllur me një shuk gune të vjetër. Uji pikon poshtë në dyshemenë e dërrasave para-vanga dhe formon një liqen të vogël, nën tavolinën tonë shkatarraqe.
Përndryshe, gumëzhit muhabeti pa ndalim dhe atmosfera duket se është e mirë, në këtë kafe flori fituese shqiptare. Pikërisht: kafe flori gërmuese! Mua më kujtohen filmat e egra të Perëndimit, ku burrat e ashpër kauboj, luanin poker dhe qëllonin me revolver, përreth mbi mobile druri të pa bojatisura, në mure me pllakada dhe në llamba vajguri, që tundeshin. Sigurisht as nuk luhet letrash dhe as që shtihet këtu në “Kursal”, por ambienti është i njëjtë: mobile të pista druri, muret e errëta me afishe të shkyera, banaku i zinkut me shishe dhe gota, restorantxhiu, që thotë “Oll rejt, sër”, në dialektin më të gjerë jenkee.
Ai është një burrë fatlum, pronari i lokalit më të frekuentuar të Krujës. Për pyetjen time, nëse kishte qenë më mirë në Amerikë, ku rreth 50.000 emigrantë shqiptarë, punojnë, banojnë dhe të informuar prej zemër ligut Fan Noli, mbi gabimet dhe dështimet e Mbretit Zog dhe ai përgjigjet, ‘jo’, pa nguruar asnjë sekondë. Ndoshta atijë i ecte fati, më mirë ekonomikisht në SH.B.A.-ës, por prapë se prapë, s´ja vlen privilegji për të bërë disa sakrifica, për të shkelur tokën e atdheut tënd? Përveç kësaj, është shumë më mirë në Shqipëri, tani në këtë kohë. “Mbreti Zog, është Skënderbeu jonë i rikthyer”! Thotë ai me aludim të qartë, mbi kujtimet e mëdha të Krujës.
Ai mësuesi i vogël i shkollës, të cilin na e dha prefekti si ciceron dhe që rri ulur dhe ngroh duart mbi avullin e filxhanit të kafes, duket shumë krenar nga përgjigja me vend e emigrantit. Ky është një zotëri i këndshëm dhe mjaft i zoti për gjuhë, me një etje imprensionuese për dijeni. Ai e ka historinë shqiptare, si hobin e dashurisë.
-Nuk ndieni përgjegjësi të madhe të jetoni kështu, nën hijen e Skënderbeut? E pyes unë.
-Natyrisht është obliguese, thotë ai. Por nuk jemi vetëm neve këtu në Krujë, që e ndiejmë kështu. Krejt kombi ynë i ka fare të qarta obligimet e kujtimeve të mëdha.
-Por është një gjysmë mijëvjeçar, ndërmjet Skënderbeut dhe Mbretit Zog. Nuk është mjaft e çuditshme, që Mbreti juaj është i vetmi shqiptarë, prej ditëve të Skënderbeut, emri i të cilit përkujtohet në të gjithë botën? I’a kthej unë.
Pang!
Mësuesi i shkollës reagon shpejt dhe filxhani i kafes, mbetet në gjysmë të rrugës, për në gojë. Zoti i restorantit ngel gojë hapur nga tronditja befasuese. Bujqit e shkëlqyer heshtin së biseduari. Ata nuk e kuptojnë se çfarë thuhet, por ata shohin fizionominë e fytyrës se diçka serioze po ndodh. Ndërsa heshtja e akullt, shtrihet si një re rrufeje mbi tavolina, karrige dhe njerëz, fillojë unë ngadalë t´a kuptojë gafën e tmerrshme të marrëzisë time. Unë jam fajtor i një fyerje, e cila në raste të zakonshme, kërkon gjak. Por ky nuk është rast i zakonshëm. Ky është një jabanxhi i trashë dhe i paedukuar, që nuk kupton më gjatë.
Mësuesi, thyen heshtjen. Goja e tij kthehet në një buzëqeshje, por ai nuk mundi më tepër se një nënqeshje. Dora, që ka kapur veshin e filxhanit, është e bardhë mbi nyjet e gishtave.
-Unë kam… unë ndoshta e kam keqkuptuar pyetjen tuaj, me një zë, i cili përpiqet ta përbëj. Por nëse ju me të vërtetë mendoni, se ndërmjet Skënderbeut dhe Mbretit tonë të tanishëm, s´ka pas shqiptar, që nuk kanë pas zë në botë, atëherë unë shpresoj, se ju më lejoni ta përgënjeshtroj këtë thënie. Nuk ka nevojë të besoni, se unë rrej ose ekzagjeroj. Është shumë kollaj të verifikohen të dhënat e mija.
Prapë bie heshtja në “Kursal”. Mësuesi mendohet se si t´ia fillojë dhe fjala e tij, pritet me ankth në të gjitha anët.
Ai thotë:
-Besoni ju me të vërtetë, se gjatë ato katërqind vjetët, që ne u torturuam nën sundimin turk, nuk arritëm të mbrojmë kombin dhe racën tone, në mënyrë dinjitoze? Cilët kanë qenë burrat më të famshëm të Turqisë? Shqiptarët. Njëzet e pesë vezirë të mëdhenj, ka marrë Sulltani nga malet tona, njëzet e pesë burra, të cilët superfuqitë edhe u trembeshin edhe i admironin.
Kush është mjeshtri i xhamive me famë botërore të Turqisë, për veprën e mrekullueshme në Adrianopojë dhe Kostandinopojë? Sinani shqiptar, i madhi, i pakrahasueshmi Sinan, për të cilin hulumtuesit në kohët më vonë, kanë shkruar stiva me disertacione të trasha. Shqiptarët ishin gjeneralët dhe guvernatorët, më të famshëm të shtetit turk. Shqiptarët përbënin kolonën vertebrale të administratës turke.
Juve ndoshta u duket se kjo ka ndodhur shumë kohë përpara dhe unë duhet të bie shembuj të freskët. Duke thënë kalimthi, cili komb mendoni ju, i ka lënë Rumanisë fisin e saj të famshëm? Shqipëria. Familjen Gjika, është me prejardhje shqiptare dhe vjen nga Përmeti. Por unë do të nxjerrë kohën tonë më të afërt në jetë. Presidenti i shtetit grek, Konduroti, ishte shqiptar. U kujtohet Mehmet Aliu, kedivi i parë i Egjiptit, burri që themeloi dinastinë kedive?
Ai qe shqiptar, lindur në Voskopojë afër Korçës. Fuadi, Mbreti i tanishëm i Egjiptit, është pra me gjak shqiptar. Ose mendo për Francesko Krispi, burrë shteti i famshëm italian dhe kryeministër, i cili udhëhoqi politikën e Italisë herën e parë, kur u përleshën me abisinët. Ai rridhte prej Siçilie, kjo është e vërtetë. Por ai doli nga kolonia e madhe e emigrantëve shqiptar, në Ribera dhe qe me prejardhje të pastër shqiptare.
Mësuesi pushoi. Atmosfera u lehtësua. Unë lexojë triumf në pamjen e tij dhe në qëndrimin e emigrantit, i cili është i mahnitur dhe i impresionuar. Emigranti qëndron atje me gjoks përpara dhe me kokën përpjetë, sikur të ishte vetë Skënderbeu, i cili dëshmonte humbjen e turqve. Ai ka të drejtë. Mësuesi i shkollës ka të drejtë. “Kursal” dhe Kruja, kanë fituar një triumf të shkëlqyer.
-Kjo është e vërtetë, shton mësuesi me një ton noshalant, që trajtonte një gjë të vogël, por prandaj, pikërisht bën kaq shumë efekt. Është e vërtetë, unë harrova ca shembuj të tjerë. Ju sigurisht e dini hekurudhën e famshme, Semering në Austri? Atë e ka ndërtuar, Karl von Gega, që edhe ai është nga familje shqiptare. Gega, vjen thjesht nga gegët. Ky shembull ndoshta nuk kishte kaq rëndësi të madhe. Por çfarë thoni ju mbi Aleksandër Moisiun, atë artistin e madh, që vdiq para ndonjë viti?
Babai i Moisiut, ishte shqiptar dhe pak para vdekjes tij, Aleksandër Moisiu, planifikoi një udhëtim për në atdhe. Për në “malet e prindërve”, siç dihet të jetë shprehur. Përveç kësaj, unë kam një spekulim të vogël privat, përsa i takon emrit Moisiu. Një nga gjeneralët më të famshëm dhe më të përmendur të Skënderbeut, quhej Moisi Golemi. Çfarë perspektive për një hulumtues fisesh!
***
Kur dalim jashtë në rrasat e rrugës, që shkëlqejnë nga shiu dhe dëgjojmë derën me brima të “Kursal”-it, të përplaset pas nesh, shtrëngata është qetësuar. Re të errëta kërcënuese ngasin si shpure mbi kokat tona, ato janë aq afër, sa që mua më duket se mund ti kapja, por shiu nuk të fërshkëllon më në fytyrë. Ajri i maleve të larta, është aq i pastër, sa kurrë njëherë. Prej luginës poshtë qytetit, vjen një aromë e këndshme lulesh dhe pemësh.
Është një bahçe e vogël jashtë kafes, me disa karrige dhe tavolina. Nga perëndimi kopshti është i hapur dhe kur i afrohem barrierës së murit të brishtë dhe konstatoj se kjo kafe, është në dinjitetin e plotë të Krujës. Si një fole madhështore e një shpeze grabitqare, varet qyteti i Skënderbeut, nën majat e thepisura të një mali të lartë. “Kursal”, e cila është pikërisht një pjesë e vogël e kësaj foleje, ka zgjedh një pozicion të guximshëm, në kantinë e saj të skajshëm.
Kjo është një lartësi marramendëse. Shumë poshtë, në fund të luginës prozhmet e shpeshta të ullinjve, i japin ngjyrë të gjelbër në të errët. Njolla e bardhë intensive në mesin e gjelbërimit, është një nga tyrbet e shumta të dervishëve të bektashinjve. Mua më informojnë, se ajo është një nga më të pasurat në Shqipëri dhe babai i teqesë, është një burrë i mençur dhe me influencë të madhe.
Pra unë e shoh luginën mjaft mirë, nga pikëvrojtime e shkëlqyer që ndodhem. Por unë nuk shikoj tjetër gjë, përveç luginës. Malet e larta, të ashpër, që përbëjnë murin më të largët, zhduket nga retë. Masivi i alpeve të largëta, është me mjegullën, që rri pezull. Por unë e di, po të ishte dita e qartë dhe qielli pa re, atëherë do të kisha një tablo krejt tjetër para syve. Unë do të kisha parë vargmalet e alpeve, të shkëlqejnë me majat e tyre me dëborë. Po, shikimi do të ishte me të vërtetë i mirë, kështu do të kisha parë Adriatikun, të vetëtijë si një safir në një tepsi, larg pa kufi.
II
Kur përrallës së superfuqisë turke po i vinte fundi dhe sulltanët e kishin gjithnjë më të vështirë, ta mbanin të bashkuar imperatorinë fort të madhe, gëzohej i gjithë Ballkani. Nga ata, që më shumë manifestoi ngazëllimin, qe Mbreti Nikolla i Malit të Zi. Më në fund pra, ëndrra kombëtare malazeze do të mund të realizohej: Mali Zi, do të merrte nën pronësi Shkodrën, qytetin shqiptar, atje nga ana tjetër e shpateve të bardha të maleve dhe së bashku me pjesën veriore të Shqipërisë, do të themelohej një Mal i Zi i madh, me Shkodrën e famshme si kryeqytet i denjë! Kjo ëndërr kishte e një datë shumë të vjetër, por kurrë ndonjëherë ma përpara, kishin qenë parashikimet kaq të shkëlqyera, për tu realizuar. Tashti kishte ardhë rasti. Tani do të ndodhë.
Mbret Nikolla, filloi menjëherë përgatitjet shumë të kujdesshme. Ai shpalli urdhrin për mobilizim të përgjithshëm dhe bëri një ushtri të shkëlqyer. Ai i dha si detyrë një shkrimtari të besueshëm, të kujdeset për redaksinë e gazetës së vetme të Malit Zi, ndërsa shef-redaktori-Mbreti vetë, u nis për në betejë. Ai urdhëroi një nëpunës të Pallatit, të administrojë pullat e Malit Zi, të cilat ai me dorë të vet, zakonisht u’a shiste nënshtetasve të tijë, që shkruanin letra. Dhe së bashku me serbët, s´është mirë të jesh i vetëm, marshoi ai nga fundi i tetorit 1912, mbi malet e larta dhe sulmoi Shkodrën.
Shkodra i paraqiti Nikitës, vështirësi më të mëdha se sa kishte pritur. Pas pesë muajsh luftëra të përgjakshme, ai ende s´kishte arritur të hynte brenda kufijve të qytetit, por jo më pak ai humb 10.000 ushtarë, ose një të tretën e ushtrisë së tij. Ai vendos që të gjitha forcat ushtarake, do të angazhoheshin për një sulm vendimtar, më 13 mars. Esad Pasha, i cili kishte rimarrë mbrojtjen e qytetit pas guvernatorit turk, e sfidoi këtë sulmin e famshëm botëror, në një mënyrë të shkëlqyeshme dhe u quajt si “Heroi i Shkodrës”, nga shtypi botëror.
Kjo u duk thjesht sikur, Nikolla, do të detyrohej të kthehej për shtëpi në Cetinjë, përsëri pa kryer punë, kur Esad Pasha, befas dhe në mënyrë të pakuptueshëm, e dorëzoi qytetin, dhe Nikolla, mundi të bënte një marshim impresionues brenda. Ëndrra ishte realizuar. Mali Zi i madh kishte lindur.
Po më thuaj mua ai gëzim, nëse ishte i përhershëm? Historia e principatës Shqiptare zgjati pesë muaj. Mali Zi i madh, nuk u bë më i vjetër se 15 ditë. Më 22 prill 1913, marshoi Nikolla në atë qytet, i cili kushtoi aq shumë jeta malazezësh, më 7 maj detyrohet ai, për arsye të kërcënimeve të Austrisë, ta braktisë Shkodrën prej superfuqive. Mali Zi i madh, prapë ishte reduktuar në një ëndërr, një ëndërr që kurrë s´do të realizohej. Një vit pas shpërtheu Lufta Botërore. Mali Zi, luftoi në anën e aleatëve dhe pas mbarimit të luftës, shpërblehet të shndërrohet në një krahinë jugosllave.
Atëherë, kur Nikolla me krenari dhe brohori kalëroi brenda në Shkodrën e mundur, ndodhej në turmën e shikuesve edhe një i ri me emrin Koliqi. I njëjti Koliq, i cili sot është ciceroni im. Sot në mëngjes herët, me të vërtetë i dhashë lamtumirë mesjetës romantike të Krujës dhe pasdite, hyra në atmosferën më të theksuar të Shkodrës.
Koliqi merret kryesisht me aktivitet letrar. Ai shkruan romane dhe novela, në një zhanër sentimental, siç e kuptoj unë dhe ka emër në Shqipërinë letrare. Ky është një zotëri shumë i arsimuar, që flet perfekt frëngjisht dhe e ka historinë e Shkodrës, në pesë gishtat e dorës. Me shumë zjarr përshkruan kundërshtimin e banorëve trima shkodranë, ndaj sulmeve të malazezve dhe me shumë humor, lehtëson tregimin me anekdota për Nikitën.
Anekdota Nikite dihet se ka shumë. Zor se do të ketë pasur një kokë të kurorëzuar ne gjithë botën, e cila ka dhënë shkak, për origjinën e lulëzimit të larmishëm, të anekdotave si Mbreti origjinal i malazezëve. Por me që ky është një libër mbi Shqipërinë dhe jo për Malin e Zi, kështu që unë dua vetëm të rrëfej, një nga qindra historira të Koliqit. Ndoshta kjo ka vendin e vet, për arsye se ajo pjesërisht ngjan në Shkodër.
Ishte gjatë 15 ditëve të jetëgjatësisë së Malit të Zi të madh. Një amerikan, që ndodhej në Shkodër dhe i kishte krye Nikitës ndonjë shërbim, do të shpërblehej, me një dekoratë. Ai e mori atë personalisht nga dora e Mbretit, e falënderoi dhe iku.
Krenaria e Nikitës pati, siç dihet, një ngritje madhështore. Kur amerikani i dekoruar, u kthye në vendin e tij dhe filloi t´a kontrollojë dekoratën e tij të bukur pak më imtësisht, kështu u detyrua të konstatojë, se ishte e përpunuar nga pjesë shumë të pavlefshme. Ata gurët e bukur të çmueshëm, ishin imitim, floriri jo flori, serm jo serm. Si një njeri i pasur, vendosi që me dekoratën e Nikollas si model, të prodhojë një dekoratë të re por të vërtetë.
Kaluan disa vjet dhe një ditë qëlloi që amerikani, pati rrugën nëpër Cetinjë, ku vendosi të shkojë për audiencë tek Mbreti. Ai u vesh pra me frak, vari dekoratën, të cilën ai kishte bërë ai dhe u paraqit në takim, tek Madhëria e Tijë. Nikolla e priti atë me shumë dashamirësi dhe zhvilluan një bashkëbisedim të këndshëm intensiv, por kur i shkuan sytë tek dekorata, që vetëtinte ndali në mes të fjalisë.
-Kur e morët ju atë? Pyeti ai.
-Këtë m´a dha Madhëria e Juaj, mua në Shkodër në vitin 1913, përgjigjet amerikani.
-Ajo është e një klase fare të ulët. Ju do të merrni një tjetër!
Prandaj Madhëria e Tijë, i cili kishte një shikim të mprehtë special, për metale të çmueshëm dhe gurë të vlefshëm, i’a zbërtheu amerikanit dekoratën e shtrenjtë dhe u zhduk në një dhomë, ngjit dhe pas pak, të kthehet me një dekoratë tjetër. Nga klasë e lartë, por nga e njëjta kualitet si ajo, që ai mori në Shkodër.
***
Ky anekdotë gjurmuesi, Koliqi, është një ciceron i shkëlqyer, i cili kupton të drejtoj hapat e mija, në mënyrë të drejtë, këtu sipas numrit të popullsisë, i dyti por në sipërfaqe dhe pamje qyteti më i madh në Shqipëri.
Shkodra ka një pozicion të mrekullueshëm gjatë 48 km. gjatësie të liqenit të Shkodrës, që në sipërfaqe të tij, pasqyrohen siluetat e mprehta dinjitoze të alpeve. Vetëm disa kilometra më tutje, fillon kufiri jugosllav, gati ekzakt e njëjta rrugë që linja kufitare e Malit Zi, pati para se aleatët vendosën që të formohej Jugosllavia. Është vetëm disa orë me automobil, prej këtu deri në kryeqytetin e vjetër të Nikitës, që turistët e Raguzës jugosllave, adhurues të diellit me gjithë qejf, udhëtojnë në ato rrugët e shtrembra, për të kaluar gëzimin e madh të verës.
Pallati i vjetër i Nikitës dhe godina e qeverisë, kanë lezetin e vet. Por më gjatë se deri në Cetinjë, nuk guxojnë turistët e Raguzës, ta zgjasin udhëtimin e tyre. Ajo rruga e shkurtër deri në Shkodër, në vendin e Shqipërisë, duket nuk i tërheq, megjithëse Shkodra, është një nga qytetet më të bukur, më interesanti dhe më i përmenduri i Ballkanit. Shkakun mundësh me e kërkue, tek situata ekonomike e Shqipërisë. Shqipëria është një shtet i varfër, e cila s´ka të njëjtat mundësi, për një propagandë efektive për turizmin, si shteti i fortë fqinj.
As banorët e Shkodrës s´e vrasin mendjen të shkojnë në Cetinjë dhe Jugosllavi, edhe pse mund të mendohet, edhe pse lidhja e bollshme me vaporë prej Raguze, duhet të kishte një rëndësi praktike për ta. Nëse banori i Shkodrës, do të niset për udhëtim, ose udhëton në rrugë tokësore, për Durrës, ose edhe me gjemi lumi për në atë qytet. Shkodra ka në fakt dy lumenj afër, Drinin dhe Bunën dhe ky i fundit, rrjedh prej liqenit të Shkodrës në detin Adriatik dhe është i lundrueshëm, me barkë me vela.
Buna luan rolin e madh, si një hallkë lidhje dhe e ka transformuar Shkodrën, në një qytet bregdetar jashtëzakonisht shumë të mbrojtur. Me avullore jugosllave, mundesh edhe të bësh një xhiro, prej liqenit të Shkodrës, në anën shqiptare për në atë jugosllave. /Memorie.al/