Covid në Shqipëri/ 17 qytetarë të infektuar dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se 24 orët e fundit janë kryer 545 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto bashki: 9 në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Pogradec, 1 në Divjakë, Tepelenë.

Janë 364 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Vlora 79 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,378 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Prill 2022)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 37
Të shtruar në spitale 10
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 545

Testime totale 1,787,376
Raste pozitive 274,236
Raste të shëruara 270,378
Raste Aktive 364
Humbje jete 3,494

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 210
Fier 44
Vlorë 38
Elbasan 18
Korçë 19
Berat 12
Gjirokastër 9
Shkodër 6
Durrës 4
Lezhë 3
Kukës 1