Pandeli Majko rikthehet në Kuvend/ Bën betimin dhe merr mandatin e lënë nga Alqi Bllako!

Kuvendi po zhvillon sot seancën plenare të radhës .

Në nisje të seancë plenare është betuar edhe Pandeli Majko, i cili mori mandatin e deputetit.

Ai hyri në kuvend pas lënies së mandatit nga Alqi Bllako, i cili u arrestua nga SPAK për aferën e inceneratorit të Fierit.

Majko pas betimit është shfaqur duke u përqafuar me deputetët e PS.