Macron refuzon të përdorë termin gjenocid: Nuk i shërben bisedimeve të paqes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti francez Emmanuel Macron, refuzoi t’i përshkruante veprimet ruse në Ukrainë si gjenocid.

Macron është pyetur gjatë një interviste televizive në Francë, ku edhe ka folur për situatën në Ukrainë.

I pyetur nëse ai, si presidenti amerikan Joe Biden do të përdorte termin gjenocid për vrasjen e ukrainasve nga ushtria ruse, Macron tha: “Unë do të isha i kujdesshëm me terma të tillë sepse sot këta dy popuj, ukrainasit dhe rusët janë vëllezër.

“Dua të vazhdoj të përpiqem, sa më shumë që të mundem për të ndalur këtë luftë dhe për të rindërtuar paqen. Nuk jam i sigurt se përshkallëzimi i retorikës i shërben kësaj kauze”, ka thënë më tej Macron, duke shtuar: “Ajo që mund të themi me siguri është se situata është e papranueshme dhe se këto janë krime lufte. Ne po shohim krime që janë të paprecedent , po ndodhin në tokën tonë, në tokën europiane”.

 

 

Më tej ai vuri në dukej edhe bashkëpunimin e Francës me Ukrainën për të hetuar krimet e supozuara të luftës.

Të fundit

Renditja e UEFA-s: Real Madrid numri 1, pas tij një klub surprizë

Edhe pse Bayern po kalon ditë të vështirë, sidomos në merkato, mbetet ende klub prestigjioz dhe me peshë në...

Fluksi në portin e Durrësit, mbi 13 mijë pasagjerë vetëm në fundjavën e kaluar

Porti i Durrësit vijon të mbetet një ndër pikat kryesore kufitare që po përballon vit pas viti fluks gjithnjë e më të lartë pasagjerësh,...

Meta po mbahet në burg për analizat financiare të ish vjehrrës!

Avokati i Ilir Metës përmes një konference për mediet ka paraqitur versionin e tij kundër akuzave të SPAK. Kujtim Cakrani shprehet se nga hetimet nuk ka një...

Kujdes ku dhe si parkoni makinën/ Policia me ‘dorë të hekurt’, e pësojnë 7 shoferë

Shtatë drejtues mjetesh janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë, pasi janë konstatuar duke parkuar në mënyrë të parregullt në rrugë. Pas urdhrit të kryeministrit...

Kosova, 15 vite nga fitorja/ Gjykata Ndërkombëtare konfirmoi shpalljen e pavarsisë

15 vite me pare, Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage, më 22 korrik 2010 konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt...

Lajme të tjera

Web TV